Emrat/ OFL ‘zbret’ në Tropojë, kush janë pesë të fortët që ju kërkohet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

​Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

​Dorjan Jahelezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

​G. Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

​Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

​M. Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

​Milazim Ndreshaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

​Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

​OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po...

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”/Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga SPAK, të cilat i ka cilësuar si fletë rrufe...

Për gjeneratën Z negocimi i pagës është më stresues se ndarja, sipas studimit

Gjenerata Z është një ndër brezat që ka ndryshuar shumë aspekte, ka thyer cikle dhe në fakt, e ka bërë paksa sfiduese ‘përballjen’ e...

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!”/Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një...

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes sërish një autogol të rëndë...

Lajme të tjera

Web TV