Shtëpi ëndrrash, Barack dhe Michelle Obama blejnë supervilën për shifrën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë verës së viti të shkuar Barack dhe Michelle Obama morën me qira një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets.

Pronar i shtëpisë është  Wyc Grousbeck. Prona në fjalë iu ka pëlqyer aq shumë çiftit saqë vendosën ta blejnë.

Mediat amerikane kanë bërë të ditur që shtëpia në fjalë ka qenë në shitje që nga 2015 për 22,5 milionë dollarë, por çmimi ka rënë vazhdimisht dhe para një viti  shitej për 14,85 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit kjo vilë i ka kushtuar 11,75 milion dollarë dollarë dhe thuhet se marrëveshja është mbyllur.

Sipërfaqja totale e pronës përfshin 650 m2 ndërsa arredimi i brendshëm përmban 7 dhoma gjumi, 9 tualete, një kuzhinë gjigante dhe oxhak.

Oborri i pronës është i mbushur me gjelbërim dhe në të ndodhen po ashtu dy shtëpiza të vogla për miqtë. Përpara vilës shtrihet një plazh me pamje madhështore.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV