Nga Lira Gjika/ Asnjë gjyshe nuk e zëvendëson dot nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket qënka shumë e vështirë që gratë të mund të bëhen gjyshe prej vërteti. Edhe pse ka shumë gjyshe të mira, të thjeshta e të mençura, që janë krah nënave të reja, shumica lë shumë për të dëshiruar.

I pushton një lloj zilije që nuk arrijnë dot ta komandojnë. Ndërhyjnë vend e pa vend ndërmjet nënës dhe fëmijëve. Pa menduar fare që nipërit dhe mbesat e tyre, duan të dinë fjalën e nënës. Nuk ka gjyshe në botë që mund të zëvendësojë nënën.

Edhe sikur nëna të jetë e keqe, detyra e gjyshes është të mos bëhet më e mirë se nëna, por të ndihmojë nënën që të nxjerri më të mirën nga shpirti për fëmijët e sajë, kjo është gjyshja. Jo ato që ndërhyjnë brutalisht dhe shëmtuar duke përdorur fëmijët dhe duke ja kundërvënë nënës.

Këto gjyshe, që me fjalë i duan aq shumë nipërit dhe mbesat, ndërkohë bëjnë gjithçka për të minimizuar figurën e nënës te fëmija. Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, i cili fillon e tirret që herët në marrëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara.

Natyrisht nënat e reja kanë fituar një lloj kurajo, por prapë janë peng i frikës nga nëna. Pasi nuk është konflikt i thjeshtë nuse-vjerrë. Jo, është konflikt pushteti femër- femër, nënë –vajzë.

Të fundit

Hudhra bën mirë për zemrën

Dihet se hudhra është një kurë natyrale për zemrën dhe tensionin e gjakut. Sipas një studimi të bërë nga...

Donald Trump thotë se do i japë “TikTok”-ut edhe 90 ditë kohë sapo të marrë detyrën

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump i tha moderatores "Meet the Press" të NBC News, Kristen Welker në një intervistë telefonike të shtunën se...

Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Sot trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan ardhjen e tyre në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e tyre...

Trump hedh në treg monedhën e tij virtuale, që kap vlerën 14.5 miliardë dollarë

  Në prag të ceremonisë së inagurimit, presidenti amerikan Donald Trump rikujton se është edhe një biznesmen I suksesshëm duke nxjerrë në treg një kriptomonedhë....

Osmani delegon një delegacion të kabinetit të saj në inaugurimin e Trump

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë...

Lajme të tjera

Web TV