Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Artan Fuga posaçërisht për ‘Fjala’/ Mina me sahat e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga akademik Artan Fuga

Dikush mund të pyesë: Akoma me problemin e emigrantëve? Ai u zgjidh. Emigrantët që ktheheshin në Greqi, për shkak të pandemisë, mbetën disa orë të bllokuar në kufi. Por, çështja u zgjidh. Sigurisht, ka të drejtë ta thotë këtë, por ka dy aspekte të rëndësishme që na bëjnë të mos e kalojmë në arkiv menjëherë këtë çështje. E para, sepse marrëdhëniet e emigracionit shqiptar me Shqipërinë mbeten një problem strategjik për vendin. E dyta, sepse vetë emigrantët shqiptarë kanë edhe probleme me vendet ku janë strehuar dhe ku ndofta janë bërë edhe qytetarë me të drejta të plota. Jam i bindur që, nëse në kufi do të kishin qenë 20 mijë qytetarë grekë, me shtetësi greke dhe me origjinë e kombësi greke, ajo gjendje nuk do të ishte krijuar. Asnjë shtet evropian nuk i lë jashtë territorit të tij, të presin, qytetarët e vet. Mediat greke do të kishin bërë namin. Pra, mund të thuhet që janë nja 1 milion e gjysmë shqiptarë që kanë ikur në emigracion në këto tri dekadat e fundit dhe Shqipëria me dashje apo pa dashje është një bazë nisjeje emigracioni. Nuk po u hyj arsyeve këtu, sepse nuk janë aq të thjeshta për t’u gjendur ato. Fakti është se duhet ta dimë që emigracioni shqiptar është një çështje strategjike e Shqipërisë dhe, sigurisht, është një tallje e madhe të mendohet se problemi strategjikisht mund të zgjidhet nga një ministri pothuajse pa personel dhe pa fondet e mjaftueshme, apo edhe nga ndonjë këshill me status të dyshimtë, pavarësisht se anëtarët e tij mund të jenë njerëz të nderuar në punën dhe vendin ku jetojnë.

Ne si shoqëri na duhet të dimë se për çfarë kanë nevojë vërtet emigrantët dhe për çfarë vendi ka nevojë për ta. Nuk mund të ecet me metoda kontradiktore dhe me logjika koninukturale pa pasur një orientim të qartë. Përse e them këtë: sepse për shembull, kur turizmi shqiptar, për shkak të pandemisë, kishte nevojë për klientë, kur ekonomia shqiptare në tërësinë e vet ka nevojë për konsumatorë të shtuar, ne themi : “Sa mirë, është koha në verë kur vijnë emigrantët, dhe ekonomia nis të gjallërohet!” Kurse kur ata nisen, sigurisht, secili sipas planeve të veta, të kthehen pas pushimeve në vendin nga kanë ardhur, nisim e themi : “Po, këta, tani e gjetën të lëvizin, të vijnë dhe të ikin?” Me një fjalë, bëhen llogaritë sipas interesave të çastit, pa menduar fare për një strategji të qartë. Unë kam prirjen ta besoj zotin Majko kur deklaroi se ishte ai që ndërhyri te hirësia e tij, Janullatos, i cili bëri atë që duhet për ta zhbllokuar çështjen në kufi. Mirëpo, po qe se e marrim të vërtetë atë deklarim, del përsëri një problem madhor: Ndërhyrja e fesë dhe e personaliteteve të saj, a nuk tregon se statusi shekullar i emigrantëve në Greqi ende nuk ka gjetur mekanizmat e vet për të qenë i normalizuar si duhet? Pse, ende në vitin ‘91 jemi, që ta trajtojmë emigrantin si një objekt mëshire fetare? A nuk dështon politika institucionale, a nuk dështojnë mekanizmat shtetërorë në të dy vendet, kur duhet ndërhyrja e Kishës, për ta sjellë problemin në rrafshin e vet ungjillor, që ai të zgjidhet? Më kujtohet që dikur, aty nga vitet ‘60 dhe ‘70 ishte problem kur në shtëpitë tona në qytete vinin për vizitë të afërt ose miq nga fshati. E ka trajtuar këtë çështje edhe filmi “Kapedani”. Nga njëra anë gëzoheshim kur ata vinin, sepse sillnin dashuri, miqësi, gëzim, çmalleshin njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe na sillnin ndonjë produkt fshati nga ekonomia familjare. Mirëpo, me kalimin e ditëve, vinte koha për të ikur. Edhe të zotët e shtëpisë i përcillnin me dashuri miqtë nga fshati, por ndoshta edhe me pak lehtësim. Po sikur miku nga fshati te dera e apartamentit të pendohej dhe të kthehej duke thënë qartazi fjalinë e tmerrshme : “E di ç’kam, po qëndroj edhe nja dy javë te ju!” Të gjithë do të ishin lemerisur. Jo më kot, disa krahina te ne kanë shprehjen :”Miku, është budalla!”, nuk dihet se kur vjen e kur ikën, tekat e tij duhen plotësuar, njësoj si të një fëmije apo të dikujt që ka probleme psikologjike të rënda.

E kemi shtruar ndonjëherë çështjen: Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: “Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!”” Atë ditë të 15 gushtit, kur shihja radhët e veturave të emigrantëve në kufi, m’u kujtua pikërisht skena kur miku nga fshati ishte duke kapërcyer pragun e shtëpisë për të ikur. Po sikur të kthehet? Atë ditë të 15 gushtit, kur askush fillimisht nuk merrej me fatin e emigrantëve për të kaluar kufirin, në fakt, të gjitha autoritetet ishin të interesuar që ata të iknin!!!. Po sikur t’u mbushet mendja dhe të thonë: “Ashtu? Nuk çan kokën ndokush për të na ndihmuar të ikim? Atëherë po kthehemi!”

Kur të nesërmen ata ikën, dhe autoritete të ndryshme përgëzoheshin që i kishin përcjellë, një ndjenjë trishtimi më kaplonte. Pyesja veten, si është e mundur që ata shtyheshin drejt kufirit dhe askush nuk formuloi një mendim, duke deklaruar që ata sigurisht po iknin atje ku kishin ndërtuar tanimë jetën e tyre, por vendi i tyre ishte në atdhe. Se, fundi i fundit, ata nuk janë miq, janë në vendin e tyre si të gjithë ne të tjerët. Me siguri, nëse ndonjë ministër, a më lart, a më poshtë, ndonjë politikan nga të gjithë krahët do të kishte thënë atë ditë: “Të dashur vëllezër dhe motra, jeni që jeni, rrini këtu në shtëpinë tuaj, pse ikni?” – me siguri do të kishin qeshur me të, do ta kishin parë si një të lajthitur dhe budalla.

Politika është tejet hipokrite. U thotë:”Ju duam shumë vëllezër shqiptarë, por ju duam nga larg, se mos ktheheni!”

Imagjinoj me këtë ekonomi dhe administrim territori që kemi, sikur emigrantët të ktheheshin për të jetuar në vendin e tyre. Do të ishte bërë nami. Papunësia do të ishte rritur kushedi sa herë. Shërbimet spitalore, shkollore etj., do të kishin rënë në kolaps. Një krizë edhe më e madhe strehimi do të kishte pllakosur vendin. Dendësia e popullsisë në qytetet tona do të ishte bërë e padurueshme, kurse trafiku i veturave në rrugët e vendit do të kishte sjellë bllokime të papara. E paparashikuar do të kishte qenë pasoja mbi rezultatet e zgjedhjeve, si edhe për gjendjen e opinionit shoqëror të vendit. Me këtë model ekonomie që kemi instaluar në këto tri dekada, bazuar tek tregtia, përqendrimi demografik në qytete, braktisja e burimeve natyrore të vendit, ekonomia bujqësore kryesisht familjare, etj., vendi ua ka mbyllur derën emigrantëve për një rikthim të mundshëm.

Nuk ka asgjë për t’u habitur. Shpesh historia është ireversibël, e pakthyeshme. Ndodhin procese që nuk kanë rikthim në gjendjen e tyre të mëparshme. Emigracioni e ndryshoi konfiguracionin politik, ekonomik, shoqëror, të vendit, si edhe të vetë emigrantëve, duke bërë që një kthim pas në kohë jo vetëm të jetë i pamundur, por do të ishte edhe një minë me sahat. Nga ana tjetër, paradoksalisht, emigracioni e ka përkeqësuar në dekada modelin e qeverisjes dhe të ekonomisë në Shqipëri. Gjendja e pensioneve është shumë e ulët, pikërisht sepse shteti mbështetet te ndihma zakonore e fëmijëve emigrantë për prindërit dhe të afërmit e tyre pa të ardhura të mjaftueshme në Shqipëri. Kur një shqiptar ka një problem madhor shëndetsor, nuk drejtohet te shteti, por tek i afërmi i tij jashtë vendit, ku shkon për kurim. Me mijëra të rinj kanë kryer studimet e tyre pikërisht duke qenë të mbështetur financiarisht nga të afërmit e tyre në emigrim. Paraja e ardhur nga emigracioni, qoftë në formën e remitancave, qoftë si shpenzime të drejtpërdrejta të emigrantëve të ardhur sezonalisht në Shqipëri, ka qenë një frymëmarrje për ekonominë shqiptare. Mirëpo kjo ka bërë që edhe çmimet në vend të jenë më të larta dhe në çekuilibër me mesataren e të ardhurave në vend. Pikërisht sepse një pjesë e kërkesës në para vjen nga emigrantët që kanë paga në përputhje me tregjet e jashtme.

Lexo edhe :  Rama dhe 100 shoqatat e shqiptarëve në Nju Jork

+++

Duke qenë pra se “miku nga fshati” nuk thotë dot në çastin e fundit kur është duke hedhur hapin e tij përtej pragut të derës: “Po rikthehem!”, si paralele, as emigranti nuk rikthehet dot. I pari, “miku nga fshati” do të dëgjonte të zotin e shtëpisë t’i thoshte :”Or mik, tek unë nuk ka vend, jemi ngushtë, na e bëj hallall!”; kurse emigranti do ta çonte në kolaps ekonominë e vendit, dhe në këtë greminë do të binte edhe vetë. Prandaj askush nuk e vë ujin në zjarr se përse emigranti ka probleme në kufi. “Le të ikë si të dojë!” Kurse kur fluksi i ikësve bllokohet, atëherë sigurisht të gjithë mobilizohen që emigrantët të ikin! Duhen përcjellë madje, sa më shpejt!!! Përtej utopisë së rikthimit, pyetja realiste është se si mund të përforcohen lidhjet mes vendit dhe emigrantëve?

Njohje

Në radhë të parë, ka ardhur koha të kryhen studime të rëndësishme sociologjike, kulturologjike, ekonomike për gjendjen e emigracionit shqiptar në vende të tjera. Këtu nuk është fjala të regjistrohen të dhënat e tyre në mënyrë administrative, sepse kjo do të ndeshte në mosbesimin e natyrshëm të njerëzve, të cilët do të shihnin se si shteti amtar “fut hundët” në jetën e tyre personale. Mirëpo, për të pasur një tablo të qartë për brezat e ardhshëm, është detyra jonë tani ta kemi këtë skanerizim të emigracionit shqiptar. Kjo do të na lejonte të dinim dhe të ruanin në kujtesën kombëtare se cilat ishin rrugët, drejtimet, periudhat e këtij emigracioni. Kjo jo vetëm ka një rol të rëndësishëm njohës, por edhe strategjik për momentet të vështira historike që asnjëherë nuk mund të injorohen. Ku jetojnë?, sa vjeç janë?, çfarë gjendje familjare kanë?, çfarë profesionesh kanë pasur dhe kanë?, sa herë vijnë në Shqipëri?, cilët janë pasardhësit e tyre? e pa fund të dhëna të tjera që do të mbeten shumë të rëndësishme për të gjithë brezat.

Kontribute

Së dyti, sidomos me komunikimin online është krijuar mundësia që të krijohen të dhëna për të gjithë emigrantet dhe emigrantët që, për shkak të aftësive dhe profesioneve të fituara, mund të ftohen për të kontribuar në fusha dhe sektorë ku vendi ka nevojë për performancë të lartë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një kontributi online apo edhe duke u zhvendosur fizikisht në Shqipëri për periudha të caktuara. Nga përvoja që kam, jam bindur se kjo nuk është një gjë e lehtë. Nuk duhet harruar që shpesh herë ka institucione që më mirë pranojnë të punësojnë dikë që është miku i mikut, kushëri, komshiu, sesa një emigrant të aftë që ka treguar zotësi edhe në vendin ku jeton e punon. Prandaj kjo realizohet ndofta më mirë nëpërmjet një politike me kuota të detyrueshme për çdo institucion publik për punësimin e emigrantëve për një kontribut në distancë, apo me kohë të pjesshme etj. Madje, edhe institucione private mund të inkurajohen me politika publike që ta ndjekin këtë model. Sot ne kemi në ndonjë sektor, si për shembull, spitale private që kanë arritur të përfitojnë nga kompetencat e specialistëve me nivel shumë të lartë shqiptarë, por që punojnë jashtë vendit. Ata vijnë për ndërhyrje të veçanta në Shqipëri, sipas agjendës së tyre dhe, nga ky bashkëpunim realizohen përfitime të përbashkëta. Janë shumë të rralla edhe institucione arsimore që e realizojnë këtë në raste shumë specifike.

Kursime

Se treti, nuk është fare e paimagjinueshme që vendi të tërheqë jo vetëm investime të ardhura nga emigrantët, por edhe të “strehojë” kursime të tyre individuale ose familjare. Kjo mund të kryhet edhe nëpërmjet një shërbimi bankar të sigurt dhe efikas, pa e ngarkuar transfertën bankare me komisione absurde, por edhe nëpërmjet sigurisë që shteti jep në mënyrë të veçantë për depozitat bankare të emigrantëve. Kanë të drejtë këta të fundit që këto kurse t’i kenë në bankat e vendit ku jetojnë. Një arsye është se nuk ka besim në sistemin bankar shqiptar. Kurse, nëse u jepet një garanci sovrane për depozitat e tyre, nëse ajo është e qëndrueshme dhe e besueshme, do të përbënte një mekanizëm kapitalizimi të sistemit bankar, një lidhje të ekonomisë shqiptare me shqiptarët jashtë atdheut. E tillë mund të ishte edhe një hua kombëtare, shtetërore, që do të ushqehej specifikisht nga emigrantët, dhe do të mund të realizohej me mekanizma të e-banking.

Imazh dhe reputacion

Së katërti, sigurisht që emigranti ka nevojë të mbetet i lidhur me gjuhën dhe kulturën kombëtare. Për këtë ka nevojë për një përkrahje të kulturës dhe të arsimit e gjuhës shqipe në diaporën shqiptare kudo në botë. Por, këtu një rol të madh luan edhe vetë familja dhe instinkti i identitetit kombëtar i pashuar te njeriu. Ndërkaq komunitetet shqiptare kudo në Evropë dhe në botë tanimë kanë çfarë t’u tregojnë shoqërive ku janë integruar për vlerat e tyre. Ka mijëra shqiptarë që kanë krijuar lidhje martesore me vendas. Ka mijëra që kanë lidhjet e tyre si edhe zonat e tyre të influencës në territoret ku jetojnë jashtë vendit. Nuk dihet se çfarë bëhet që pikërisht këto bashkësi bashkatdhetare të jenë lajmëtaret, ambasadoret, përçueset e një imazhi dhe reputacioni të mirë për Shqipërinë, të cilat, duhet pranuar, janë shumë larg për të qenë të dobishme. Përse të mos ndjekim edhe ne shembullin e disporave greke, portugeze, spanjolle, polake etj., në vendet e Evropës, të aksionit të tyre diplomatik dhe kulturor të shtrirë në kapilarët e shoqërisë evropiane, çka i ndihmoi këto vende për t’u integruar në Bashkimin Evropian?

Përfaqësim

Së pesti, sigurisht emigrantët në vendet ku jetojnë, sa kohë, kanë shtetësi shqiptare, kanë në parim të drejtën për të votuar. Por për këtë ka shumë metoda dhe shembuj se si realizohet kjo gjë. Nuk është fjala besoj që emigranti të konsiderohet si një zgjedhës i zakonshëm në lagjen, katundin, qytetin, ka jetuar përpara sesa të ikte nga Shqipëria. Si një zgjedhës i tillë, ai do të humbiste në detin e zgjedhësve lokalë dhe nuk do të kishte asnjë rol specifik. Pastaj nuk duhet mohuar që këtu ka edhe një problem të drejte. Dikush ta zemë që jeton në Dyseldorf, që nuk ka ardhur në Rrogozhinë prej 20 vjetësh, që nuk ka asnjë kontribut qytetar për vendlindjen e tij, asnjë interes atje, nuk paguan as taksa, si mundet të ketë të njëjtën të drejtë vote si një rrogozhinas që jeton, punon, paguan taksa në Rrogozhinë? Prandaj, duket si më e këshillueshme që në Kuvendin e Shqipërisë emigrantët të zgjedhin deputetë për dy a tri vende të destinuara posaçërisht për ta në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë këta dy a tre deputetë, me banim ndoshta edhe jashtë vendit, nuk do të përfaqësonin elektoratin e një zone, por atë të popullsisë migratore shqiptare në vende të huaja.

+++

Si përfundim, pa këto mekanizma strategjikë etj., sa herë emigrantët të kenë nevojë, ata do të duhet të shpresojnë te mëshira e Kishës apo e Xhamisë dhe jo tek të drejtat politike që kanë, por që u duhen njohur, te roli i rëndësishëm ekonomik, kulturor, politik që ata mund të luajnë për vendin e tyre. Një strategji e mirëfilltë publike për emigracionin na mungon!

Të fundit

Si të përdorni kosin për infeksionet e mykut

Më shumë se gjysma e grave në botë vuajnë të paktën një herë në jetë nga infeksionet urinare dhe...

COVID shtoi sëmundjet autoimune, mjeku: Nxiten edhe nga një gjendje virale

Pandemia e COVID-19 ka shtuar sëmundjet autoimune apo sëmundjet reumatizmale që prekin organet por edhe sëmundjet degjenrative si plakja e kyçeve dhe shtyllës kurrizore...

Të humbasësh peshë nëpërmjet yndyrnave? Si funksionon kjo metodë

Kohët e fundit, regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre po fitojnë shumë popullaritet në mesin e atletëve dhe njerëzve që merren me sport. Sipas...

“Shqipëria sot me të dikurshmen, si nata me ditën”, Rama: Bëjmë hapa të rëndësishëm

“Ne kemi pasur ekonomi me 2.5 miliardë euro eksport, sot kemi me rreth 8.5 miliardë euro eksport. Prapë janë pak dhe të gjitha këto...

Gjithmonë vetë i kanë djegur!

Nga Mero Baze Por më e rëndësishme se koicidencat e këqija me datën janë me motivin. E vetmja gjë e paqartë është se me kë...

Lajme të tjera

Web TV