Presidenti Duka për TRT Sport: Objektivi ynë është vendi i parë në Ligën e Kombeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të finales së UEFA Champions League ndërmjet PSG – Bajern Mynih, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për televizionin shtetëror turk TRT nga Lisbona. Presidenti Duka ka komentuar finalen e nesërme, grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ecurinë e Turqisë dhe Milanit ku luan një ikonë e Turqisë si Calhanoglu.

President, çfarë finale do të shikojmë nesër?

Pres të shikoj një finale interesante ndërmjet dy skuadrave shumë të mira siç janë Bajern Mynih dhe PSG. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje e fortë dhe nuk mund të parashikohet kush do të fitojë. Më duket se Bajern Mynih është pak më i fortë në letër, është më shumë skuadër dhe solid si grup, por është një ndeshje finale dhe nuk duhet të harrojmë se edhe PSG ka shumë cilësi në skuadër, një Nejmar të jashtëzakonshëm që nuk mund të parashikohet se çfarë bën në fushën e lojës, është i aftë për gjithçka. Do të shohim një ndeshje interesante.

Në shtator fillon UEFA Nations League. Si e parashikoni grupin tuaj?

Për grupin tonë mund të them që jemi katër skuadra në të njëjtin nivel pak a shumë. Jemi ne, Bjellorusia, Kazakistani dhe Lituania. Ne kemi shkuar në short si kokë grupi dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Objektivi ynë është të dalim të parët në fund të Ligës së Kombeve. Gjithçka mund të ndodhë. Duhet ta fillojmë mirë në ndeshjen e parë në Minsk duke marrë një rezultat pozitiv dhe më pas të vazhdojmë përpara.

Si e shikoni grupin e Turqisë?

Turqia ndodhet në një grup të fortë me Rusinë, Hungarinë dhe Serbinë. Në gjykimin tim, Turqia është favorite për të fituar grupin që do ta ngjiste në grupin A të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kombeve dhe për të pasur një vend në play-off të Kupës së Botës. Turqia në vitet e fundit ka arritur rezultate shumë të mira, duke ndërtuar një skuadër të mirë. Ne kemi luajtur me ta në grupin për kualifikueset e EURO 2020. Besoj se edhe ju e kujtoni ndeshjen e fundit në stadiumin e Fenerbahçes ku Turqia shënoi në minutën e fundit dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin Europian që do të luhet në vitin 2021.

Lexo edhe :  Tirana “ringjallet” mes vuajtjeve, 1 gol për 3 pikë përballë Skënderbeut

President ju e ndiqni kampionatin italian prej vitesh. Dimë që jeni tifoz i Milanit dhe në rifillimin e sezonit të shkuar kuqezinjtë shkëlqyen. Një gjykim për Milanin dhe turkun Calhanoglu?

E vërtetë që unë jam kuqezi. Kuqezi është Milani, kuqezi është edhe Shqipëria. Gjithmonë kuqezi. Milani pas ndërprerjes për Covid-19 është kthyer të jetë një tjetër skuadër, duke luajtur shumë mirë e duke arritur rezultate pozitive. Kanë luajtur mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Loja e mirë është shoqëruar me rezultate të mira. Kanë mundur Juventusin dhe Calhanoglu, që e kujtoj mirë sepse ka shënuar golin e parë ndaj nesh në ndeshjen e luajtur në Shkodër, është duke luajtur shumë mirë te Milani dhe sëbashku me Ibrahimoviç e të tjerët mund të udhëheqin Milanin për të fituar titullin kampion e luajtur në UEFA Champions League./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

11 personazhe të famshëm që vendosën të largoheshin nga Hollywood për një jetë më të qetë

Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendosën të shpërngulen në...

Televizionet shqiptare i kanë ‘ngritur traun’ çdo lloj llumi e deliranti

Dardan Malaj  Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdolloj llumi e deliranti! Nga emisionet e mëngjesit deri në ato...

Eksperti ngre alarmin: Vullkani mund të shpërthejë nga mali më i lartë në Spanjë

Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që nga viti 2016 në Tenerife...

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Lajme të tjera

Web TV