“Perdja e hekurt”/ Sa shqiptarë kaluan kufirin në vitet 1944-1990 dhe sa prej tyre u vranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Në këtë numër të revistës, qendra e rëndesës studimore ishte përqendruar te “Perdja e Hekurt” e vendosur në kufirin shqiptar.

Por sa shqiptarë arritën ta kalonin kufirin bashkë me familjarët e tyre, sa prej tyre vetëm dhe sa prej tyre ndërruan jetë rrugës duke vrarë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Sipas studimit të Marenglen Kasmit prej nëntorit 1944 deri në nëntor 1990 u arratisën nga Shqipëria nëpërmjet kalimit të paligjshëm të kufirit individualisht ose në grup së bashku me pjesëtarë të familjeve 13.692 persona, ku 4.472 ishin gra dhe fëmijë.

988 prej tyre, ose 7.8%, vdiqën ose u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Përveç tyre, në korrik të vitit 1990 u larguan nëpërmjet ambasadave të huaj në Tiranë 4.785 persona. Ndërsa rreth 800 të tjerë janë larguar jashtë shtetit me pasaportë si vizitorë dhe nuk janë kthyer më në Shqipëri.

Llogaritur së bashku, rezulton se nga Shqipëria arritën të largohen prej vitit 1944 e deri në fund të vitit 1990 afërsisht 18.289 persona./Ar.Ha/ Fjala.al

Të fundit

Akuzat e Berishës ndaj “NYT”, Ngjela: Kur ligësia të ka pushtuar mendimin, nuk di ç’thua

Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar akuzat e Sali Berishës ndaj gazetarit të New York Times se ka marrë 150...

Raporti, vetëm 20% e pushuesve të huaj që vijnë në Shqipëri flenë në hotele

Vitin e kaluar, 11.7 mln shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë, por vetëm 2.2 mln prej tyre kanë qëndruar në hotele dhe struktura të...

Pediatria e re në QSUT/ Rama: Rritet buxheti për shëndetësinë

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të  ofrojë shërbim për pacientët e vegjël me kushte dinjitoze. Rikonstruksioni i...

“PD është peng i Berishës”/ Haklaj: Saliu nuk kërkon pushtetin, por pazare politike

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe...

Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, legjenda...

Lajme të tjera

Web TV