Nga Shqipëria u arratisën mbi 18 mijë persona, por cilat ishin fshatrat me vigjilencën më të madhe?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë një analizë e plotë historike për ruajtjen e kufirit, arratisjet, vrasjet në kufi si edhe për hyrjen e shqiptarëve në ambasadat e huaja më 2 korrik 1990.

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Teksa ai thotë se në këtë periudhë nga vendi ynë janë arratisur mbi 18 mijë persona, tregon se numri i atyre që u kapën në kufi ka qenë shumë i madh.

Por sipas tij kjo nuk do të arrihej nëse patrullat kufitare nuk do të kishin mbështetjen e banorëve të zonës.

Sipas historianit Marenglen Kasmi deri në vitin 1976 banorët e zonave kufitare kishin dhënë kontributin e tyre në 38% të rasteve, shifër kjo që u rrit në 50% pas vitit 1982.

Kasmi thekson krijimin e nismave nga nxënësit e shkollave 8-vjeçare për rritjen e vigjilencës dhe forcimin e regjimit kufitar, pas vitit 1977, çka rriti ndjeshëm edhe rolin e popullsisë në kapjen e atyre personave që tentonin të arratiseshin nga vendin.

Por kush ishin fshatrat, ku banorët e tyre loznin një rol më aktiv në kapjen e atyre që arratiseshin?

Për këtë, në historiani Kasmi shkruan: Në vitin 1977, nxënësit e shkollës 8-vjeçare të fshatit Gjoricë, në Dibër morën nismën „Të rrisim vigjilencën dhe të forcojmë regjimin kufitar“. Në shoqërimin dhe instruksionin e mësuesve të tyre, ata dilnin patrullonin në kohë dhe vende të ndryshme. Kjo nismë gjeti përkrahje edhe në shkolla të tjera dhe brenda një kohe të shkurtër u shtri në gjithë rajonet kufitare. Këto grupe nxënësish kapnin persona të panjohur dhe u kërkonin atyre dokumentet e identifikimit. Kur dyshonin, i shoqëronin ata në postat kufitare dhe pas verifikimeve një pjesë e konsiderueshme e tyre rezultonte si shkelës të vërtetë kufiri. Një nismë të tillë të ngjashme morën edhe pensionistët, siç ishin ata të fshatit Çatistër në Gjirokastër, e më pas pensionistët e fshatit Vrakë në Shkodër, në Bletas, Pogradec etj., të cilët u zotuan të kryenin vetë shërbim të rregullt në ndihmë të ruajtjes së kufirit dhe të jepnin kështu shembullin e tyre te të rinjtë. /Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

Meta rrëfen verën në qeli/12 metrat janë edhe palestër, edhe bibliotekë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po...

Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, duke shkaktuar një aksident...

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është rritja ekonomike ajo që konsolidon...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Kështu foli Spiropali: Vdekja e një lideri në heshtje!

Nga Klevis Bakillari Në realitetin politik shqiptar, ku liderët e së shkuarës ende përpiqen të imponojnë të tashmen me retorikën e së kaluarës, ndodhin herë...

Lajme të tjera

Web TV