Theu rregullat antikovid të Irlandës, por komisioneri evropian refuzon të jap dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Evropian për Tregtinë, Phil Hogan, ka kërkuar falje sërish këtë të diel pasi ka marrë pjesë në një darkë me 80 të ftuar të organizuara nga klubi i golfit me anëtarë të parlamentit irlandez.

Darka është shtruar një ditë pasi ekzekutivi irlandez ka përforcuar kufizimet për koronavirusin  duke parandaluar takimet në hapësira të mbyllura me më shumë se gjashtë persona.

Një ministër irlandez dhe një zëdhënës në Senat kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk zbatuan rregullat.

Ngjarja ka dëmtuar besueshmërinë e qeverisë për të luftuar virusin në një kohë kur infeksionet janë në rritje.

Darka ka zemëruar gjithashtu irlandezët të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në funeralet ose duhej të anulonin pushimet ose dasmat për shkak të kufizimeve të reja.

“Unë e pranoj që veprimet e mia kanë zemëruar njerëzit e Irlandës, diçka për të cilën jam penduar shumë”, tha Hogan në një deklaratë, duke shtuar se pjesëmarrja e tij kishte shkaktuar “stres të panevojshëm”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV