Balla takim me strukturat në Elbasan: Marrim mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste, me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe shqiptare si dhe në vendosjen e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021.

Në fjalën e tij Balla tha se PS në zgjedhjet e 2021 do të marrë besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Në shtator duhet të vijojmë me konsultimet për buxhetet vendore. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe çdo ditë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me “7×7=42”-at që përqeshnin e shajnë gjithë ditën nga televizori dhe facebook-u”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë, duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë në çdo cep të territorit.

“Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, theksoi Balla.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Lajme të tjera

Web TV