Antonio Konte, trajneri “i ri” i vjetër i Interit, rikonfirmohet pas 3 orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanimë kanë rënë të gjitha hipotezat që kishin qarkulluar dendur nëpër media dhe Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i Interit.

Kjo është mësuar pas një mbledhjeje për mëse 3 orësh, midis presidentit kinez të klubit milanez, Zhang dhe trajnerit zikaltër, aty ku është vendosur që palët të vazhdojnë bashkëpunimin.

Një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë klubi në komunikatën zyrtare ku thuhet: “Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Kontes ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku.”

Pas dështimit në finalen e Ligës së Evropës, ditët e fundit ishin hedhur dyshime mbi vijimësinë e Kontes te zikaltrit, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit.

Madje edhe pas finales me Seviljen, ishte vetë Konte që pranoi se e ardhmja te Interi mund të jetë edhe pa të.

Megjithatë tani duket se presidenti kinez, Zhang ka konfirmuar trajnerin për të paktën edhe vitin e ardhshëm, ndërsa tani priten lëvizjet në merkato për të përforcuar skuadrën dhe për të provuar fitimin e trofeve, që zikaltërve u mungojnë prej disa vitesh, si në Itali, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV