Aktori i njohur amerikan akuzohet për përdhunim seksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

52 vjeçari, u akuzua se përdhunoi dy herë një grua në vitin 2013 në New York.
Gruaja tha se çdo gjë ndodhi në dhomën e hotelit të Gooding në New York pasi ajo u takua me aktorin.

Ai e ftoi atë në Hotel Mercer, ku po qëndronte, pas së cilës i kërkoi asaj që të vinte në dhomën e tij për ta zhveshur. Gruaja insistoi të dilte nga dhoma kur filloi të zhvishej.

Aktori dyshohet se bllokoi derën, e shtyu në shtrat dhe e përdhunoi. Avokati i Gooding, Mark J. Heller, ka mohuar pretendimet kundër klientit të tij.

Gooding, i cili fitoi një Oscar për rolin e tij mbështetës në “Jerry McGuire”, tashmë përballet me gjashtë akuza të abuzimit seksual dhe prekje të dhunshme.

Ai u deklarua i pafajshëm pas akuzave të vitit 2019’të, ku u tha se abuzoi seksualisht tre gra të ndryshme në një klube në Neë York.

Ndërsa dy ditë më parë në drejtim të aktorit u ngritën sërish akuza për përdhunim nga 30 gra të ndryshme. Ndërkohë aktori mbron veten dhe nëpërmjet fjalëve të avokatit thotë: “Nuk kemi marr asnjë denoncim, akuzat janë plotësisht të rreme”./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Jeff Zeleny Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para...

Lajme të tjera

Web TV