Hashim Thaçi refuzon ftesën e Ramës, shpjegon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postim në Facebook është shprehur se e refuzon ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe :  Beqiri për ‘21 Janarin’: Dëshmitarët dhe provat filmike rëndojnë Berishën

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë.” – është shprehur Hashim Thaçi./Fjala.al

Të fundit

‘Prioritet, siguria dhe teknologjia’ John Ratcliffe betohet si drejtor i ri i CIA-s

John Ratcliffe ka marrë detyrën si drejtori i ri i CIA-s, një ngjarje e konsideruar si një hap i...

Keni bërë plane për fundjavë?/ Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të...

Kompensimi i pronarëve/ Hapen aplikimet, përfitojnë ata që preken nga ndërtimet informale

Në 27 janar do të hapen aplikimet për kompesimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale. Agjensia e Trajtimit të...

‘Nuk është e dobishme’, Trump kërkon mbylljen e Agjencisë së Emergjencave

Presidenti Donald Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e mbylljes së Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), duke e quajtur këtë agjenci një...

Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

Një 32-vjeçar shqiptar i cili me sa duket nuk e ‘kapërdiu’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij tentoi që ta vriste me makinë në...

Lajme të tjera

Web TV