Meta kujton Nënë Terezën në 110 vjetorin e lindjes: Të udhëhiqemi me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar në ditën e lindjes simbolin e humanizmit shqiptar dhe botëror.

Meta shprehet se ajo ka qënë fymëzim botëror për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë.

“Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar” shprehet Presidenti.

Postimi i plotë i Presidentit

Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.
Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.
Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. ?? 

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të...

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por koncerti i tij në Villa...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia...

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u...

Lajme të tjera

Web TV