Pretendimet e Greqisë dhe Turqisë gjatë dialogut për zgjidhjen e krizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hapur për dialog, por ende asnjë nga  palët nuk pranon të heqë dorë nga pretendimet e veta. Ky ka qenë edhe rezultati i takimeve të ministrit të jashtëm gjerman, me ministrat  e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë.

Ndërkohë Pritet takimi i së premtes i ministrave të jashtëm të BE, për të zbutur tensionet në Mesdheun lindor.

Situata në Mesdhe nuk po gjen zgjidhje as pas vizitave të Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Turqi dhe Greqi, ditën e djeshme.

Synimi i Maas ishte ngritja e urave të dialogut mes dy vendeve, për të çuar drejtë fundit sipas tij “Luftën me zjarrin”, por pas deklaratave të dy ministrave kjo gjë duket të jetë ende larg.

Në përfundim të takimit,  Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se vendi i tij është pro dialogut me Turqinë, por “Greqia do të mbrojë sovranitetin e vet dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogance dhe kërcënime”.

Pas Athinës, Maas udhëtoi në drejtim të Ankarasë ku ai u takua me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili në përfundim të takimit i bëri thirrje Greqisë të mos ndërmarrë asnjë hap të gabuar sepse Turqia do të kundërpërgjigjej, duke theksuar edhe njëherë se Turqia nuk kishte ndërmend të tërhiqej në Mesdhe.

Ministri turk gjithashtu akuzoi Greqinë se ajo është shkaktare e përshkallëzimit të tensioneve dhe se ata ishin të gatshëm të dialogonin me çdo vend përveç Republikës Qipriote të cilën ata nuk e njohin.

Në përfundim të konferencës ministri gjerman u shpreh se përshkallëzimi i situatës, nuk i shërben asnjërës palë, as Turqisë, Greqisë apo BE.

Të premten pritet që ministrat e jashtëm të BE-së të japin një zgjidhje për situatën, e cila prej 10 gushtit kur anija kërkimore turke filloi misionin e saj në Mesdheun Lindor, ka parë vetëm përshkallëzim të tensioneve. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në...

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku...

Lajme të tjera

Web TV