Ja nga cilat sëmundje mund të rrezikoheni në bazë të grupit të gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në varësi të grupit të gjakut, A, B, AB ose O, ju jeni më shumë ose më pak të rrezikuar që të vuani nga një sëmundje e caktuar, si kancer, probleme me zemrën, me kujtesën etj. Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj.
Probleme me kujtesën Njerëzit me grup gjaku AB, sidomos të moshuarit, janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën në krahasim me njerëzit që kanë një grup tjetër të gjakut. Kjo lidhet me numrin e disa faktorëve të koagulimit dhe proteinave në gjak,” shpjegon Mary Cushman, profesoreshë e mjekësisë dhe patologjisë tek Universiteti i Vermontit.
Kancer në stomak Një tjetër lajm i keq nëse jeni me grup gjaku AB: Rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak është 26% më i lartë se njerëzit që kanë grup gjaku B ose 0. (Nëse jeni me grup gjaku A, rreziku është 20% më i lartë se ata ,e grup B ose 0). Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë.
“Shkaktari mund të jetë një bakter i quajtur H. pylori, i cili gjendet tek rreth 2/3 e popullsisë në të gjithë botën. Duke qenë se reagimi i sistemit imunitar ndaj këti bakteri është më i madh tek personat me grup gjaku AB ose A, ata janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri”, shpjegon Gustaf Edgren, epidemiologjist tek Universiteti Spitalor Karolinska në Suedi.
Ulçera I njëjti bakter që mund të shkaktojë kancer të stomakut tek njerëzit me grup gjaku A ose AB, rrit rrezikun për t’u prekur nga ulçera tek njerëzit me grup gjaku 0.
Sëmundje të zemrës Falenderoni gjenetikën ju me grup gjaku 0. Ju jeni 20% më pak të rrezikuar të vuani nga sëmundjet e zemrës krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera gjaku. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit.
Njerëzit me grupe gjaku AB dhe B janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet e zemrës, treguan të dhënat e studimit. Autorët thonë se disa grupe gjaku lidhen me nivele të larta të inflamacionit, që shpjegon pjesërisht lidhjen e tyre me sëmundjet e zemrës.
Kanceri i pankreasit Një tjetër përfitim për njerëzit me grup gjaku 0: Ata janë 37% më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i pankreasit në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku, sugjeron një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Autorët e shpjegojnë këtë lidhje me prezencën e bakterit H. pylori, i cili rrit rrezikun për prekje nga sëmundjet e zemrës tek personat që nuk kanë grup gjaku 0.
Siç shihet, grupi i gjaku luan rol në rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet, megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar. Nëse bëni një mënyrë jetese të shëndetshme, ushqeheni mirë dhe kryeni sa më shumë ushtrime fizike, ju nuk do të rrezikoheni nga asnjë sëmundje, pavarësisht grupit të gjakut.

Lexo edhe :  E PREMTE “E ZEZË”/Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

Me.Ra/Fjala.al

Të fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer...

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju lënë pa frymë në vizitën...

Lajme të tjera

Web TV