Messi nuk heq dorë nga detyrimet, të hënën në stërvitje me Barçën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi nuk ka ndërmend të anashkalojë ndonjë nga detyrimet e tij ndaj Barçës ndërsa sqaron situatën e tij kontraktuale me klubin. Prandaj, ylli argjentinas do të paraqitet në stërvitje të hënën me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, raportojnë mediat argjentinase për TyCSports.

Kjo e hënë do të jetë seanca e parë e Ronald Koeman në krye të ekipit, pasi ai u prezantua si trajner. Për të parandaluar hapjen e një dosje disiplinore dhe për të shmangur çdo problem ligjor në të ardhmen, Messi synon të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në Joan Gamper City.

Vullneti i Argjentinasit është që të materializojë largimin e tij nga Barça sa më shpejt të jetë e mundur bazuar në klauzolën që i lejon atij të përfundojë kontratën në fund të çdo sezoni, diçka me të cilën klubi nuk duket se është dakord.

Tani duhet të presim për të parë nëse Barça e shmang këtë skenar duke gjetur një rrugëdalje në kohë. Sekretari teknik Ramon Planes këmbëngul se vullneti i klubit është që Messi të mbetet në Barça: “Ne nuk po mendojmë për ndonjë dalje kontraktuale. Ne duam që ai të qëndrojë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

Lajme të tjera

Web TV