Uragani Laura pritet të godasë Teksasin, evakuohen 20 familje shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uragani Laura i cili pritet të godasë Teksasin dhe Luizianën ka ngjallur panik tek banorët e këtyre zonave.

Autoritetet kanë kërkuar evakuimin e detyrueshëm të më shumë se gjysëm milioni njerëz të cilët jetojnë në zonat përreth.

Ky fakt ka ngjallur edhe reagimin e ambasadores shqiptare në SHBA Floreta Luli Faber , e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur shqetësimin e saj për këtë fenomen natyror i cili pritet të jetë shkatërues.

Faber shprehet se ka kontaktuar me autoritetet, të cilët e kanë informuar se në zonën mes Liqenit Charkes ku dhe parashikohet që  mund të mbulohet me ujë 5-6 metra lartësi, jetojnë 20 familje shqiptare.

Në këtë zone evakuimi ka qënë i detyruar duke bërë në këtë mënyrë edhe shpërnguljen e familjeve shqiptare.

Ambasadorja Faber ka shpërndarë edhe një video ku  shpjegohet se si pritet të ndodh ky fenomen.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së (NHC), Laura, e cila po avancon me 205 kilometra në orë në Gjirin e Meksikës, ka fituar 70 për qind fuqi në 24 orët e fundit, duke arritur kategorinë 3.

Paralajmërimi kundër uraganit Laura pritet të rritet në kategorinë 4 dhe stuhia të godasë Teksasin dhe Luizianën, thanë zyrtarët, të cilët njoftuan se ujërat e përmbytjes mund të rriten deri në 6 metra.

Postimi i plotë i ambasardores 

Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UraganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia HoustonPranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë. /Ra.My.Fjala.al/

 

Lexo edhe :  Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

https://www.facebook.com/100001207085606/videos/3537954182921450/?extid=LOSiAA02EowYSqO5

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV