“Luftë” në Elbasan, breshëri kallashnikovi nga makina, plagoset i riu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në Elbasan, ku për pasojë një i ri ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Burime policore bënë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari me inicialet K.P., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Të njëjtat burime pohojnë se ka qenë një makinë në lëvizje, e cila ka hapur zjarr ndaj të riut, duke e lënë atë të plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e konfliktit në fjalë, ndërsa policia po heton dhe ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave edhe i plagosuri ka qenë duke udhëtuar në mjerin e tij. Mjeti nga kanë dalë plumbat ka qenë në lëvizje e sipër. Policia mban sekret emrin e të plagosurit për të shmangë ndonjë vijim konflikti ndërkohë që asnjë e dhënë nuk është lejuar të dalë për ngjarjen.

Kujtojmë se Elbasani, e kryesisht vendi ku ka ndodhur prita ndaj të riut është një prej vendeve që prodhon më shumë e më atentate në vendin tonë. /Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV