Rama për zgjerimin e Greqisë me 12 milje: Meta të rrijë i qetë, s’ka lidhje me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sot për zgjerim i Greqisë me 12 milje në detin Jon nuk ka lidhje me paktin që po negociohet me Greqinë.

Deklarata e kryeministrit u bë nga Vjena ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE.

Rama tha se zgjerimin e Greqisë me 12 milje nuk ka lidhje me paktin që po punojmë me Athinën.


Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë dhe me marrëveshjen që po punojmë dhe nuk e kemi arritur akoma me palën greke, nuk ka lidhje me asgjë me ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme.

Shtrirja në 6 milje është një e drejtë e cdo vendi, Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë me 6 miljet që në vitin 1990. Mes ujërave territoriale ka ujëra ndërkombëtare, njëlloj sikur ka rrugë mes vendbanimeve dhe shteteve për të kaluar, ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë të përbashkëta dhe marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuar nga konventa, është e drejtë e cdo shteti.

Disa thonë shiko ca bëhet mes Turqisë dhe Greqisë, nuk ka lidhje me këtë aspekt. Ajo që ndodh mes Turqisë dhe Greqisë është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale, që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive po për të cilën nuk kemi një rezultat përfundimtar dhe dakordësimin e dy palëve.

Pra, hartat që dalin janë spekulime që nuk kanë lidhje me realitetin. Një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Qëndrimi jonë është i qartë dhe puna me palën greke është konstruktive por deklarata e bërë, është pa lidhje me temën, nuk lidhje” tha ai.

Lexo edhe :  Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Një përgjigje, kryeministri Edi Rama e kishte edhe për Presidentin Ilir Meta, që ditën e djeshme tha se është aty për të mbrojtur Kushtetutën për ujërat territoriale. “Presidenti duhet të informohet mirë dhe në vend të thotë se për cfarë është aty të bëjë atë që duhet bëjë dhe të mos ngatërrojë kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë dhe që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Mos e ngatërrojë dhe hedhë fjalën sikur ‘kapeni ju tani dhe hajdeni mbroni Kushtetutën me mua’.

Për fat të mirë të Kushtetutës, Presidenti nuk ka lidhje fare. E përcakton konventa ndërkombëtare dhe nuk prek ujërat e Shqipërisë. Është si puna e kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe shkëmbinj nga ana tjetër dhe në mes rrjedha ujore.

Konventa u ka dhënë të drejtën të dy shkëmbinjve mundësinë që të marrin nga ajo rrjedhë ujore brenda anës së tyre dhe jo të kapërcejnë lumin dhe të kapin shkëmbin tjetër, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Shqipëria i ka marrë, Greqia do i marrë.

Presidenti të jetë shumë i qetë, se nuk është rasti për të bërë rafting me Kushtetutën, me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë” tha ai.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për...

Zbulime të rëndësishme në Itali, gërmimet nxjerrin në dritë objekte të rëndësishme fetare

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e...

Historia e gruas që po sjell amerikanët të jetojnë në Shqipëri

Nga Cepee Tabibian Si shumë amerikanë, edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të zhvendosem në Evropë. Në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga...

Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet...

Moment historik për futbollin shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Lajme të tjera

Web TV