DW: Angela Merkel tregohet e patundur në kriza, një menaxhuese e suksesshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkel mbajti konferencën tradicionale të verës, të fundit për të si kancelare. Vetia e Merkelit: Në kriza ajo tregohet e patundur, shkruan Katharina Kroll.

Jo sallë e tejmbushur, asnjë lloj trazire e të qeshura, pak kamera. Rregullat e distancës respektohen me rreptësi, shumë pyetje vijnë nga hapësira virtuale. Kjo konferencë shtypi që mbahet tradicionalisht si çdo verë është ndryshe nga të tjerat. Vetëm një person vepron me rutinë, si gjithmonë. Angela Merkel. E fokusuar dhe faktike ajo prezanton strategjinë e saj të veprimit. Dhe rrezaton qetësi e siguri, e kundërta e të papriturave që sjell me vete pandemia.

Tre mesazhe të kancelares

Konferenca e shtypit është për kancelaren skena, që asaj i duhet për të bindur qytetarët në krizën e Coronës. Tre mesazhe të qarta ka Merkel me vete: Fëmijët nuk duhet të bëhen humbësit e krizës, ekonomia duhet të vazhdojë të prodhojë dhe shoqëria duhet të ruajë unitetin. Këto janë temat, që i preokupojnë qytetarët në këto momente.

Si një studiuese shkencash e shoqëron Angela Merkel vendin përgjatë pandemisë, e këtë me vetëbesim të dukshëm. Kuptohet, se rifitimi i popullaritetit e ka forcuar Merkelin. Vlerat në sondazhe janë sërish në nivele rekord. Si menaxhere e krizave ajo ka fituar pikë. “Çdo ditë vlen”, tha Merkel. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë e do t’i çojë shumë gjëra përpara në vitin e saj të fundit qeverisës. Por realiteti është ndryshe: Temat kardinale të së ardhmes si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, që ishin me rëndësi që para krizës së Coronës, nuk janë më në qendër. Impulse të reja nuk ka, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigjet e sigurtë dhe me detaje.

Të qëndrojmë në dialog

Lexo edhe :  Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Edhe në politikën e jashtme, presidentja e presidencës së BE, Merkel i qëndron strategjisë së njohur: ruajtja e dialogut. Me partnerin e vështirë, Rusinë, kinezët e plotfuqishëm, dhe manipuluesin e zgjedhjeve në Bjellorusi. Përpjekja për të ruajtur të gjitha kanalet e bisedimeve, edhe pse qëndrimet mund të jenë shumë larg. Aty shfaqet Angela Merkeli e parehatshme, që këmbëngul në zgjidhje dhe kërkon përgjigje, që shpesh edhe nuk i merr.

Në fund mbetet përshtypja: Kancelarja di të menaxhojë kriza, por Corona mbetet një superkrizë. E atë që nuk do arrijë ta zgjidhë dot kjo qeveri, mbetet si detyrë për qeverinë e ardhshme federale gjermane./DW

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV