“S’ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin”, Rama flet nga Shijaku: Grupi negociator duhet të riformatohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku po ndiqte nga afër procesin e rindërtimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Kaq mjaftoi që Rama të komentojë dhe të thotë se tani do flitet për konspiracion.

Rama tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.

Ahmetaj: Të gjitha grantet përveç grantit 2,5 mln të Greqisë janë të përfunduara proceduarat dhe ka nisur zbatimi në terren

Rama: Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Surpriza në Kuvend/ Doli në foltore me fustan në dorë, Sula sqaroi gjestin e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkaktuar debat të fortë në Parlament gjatë seancës së fundit, pasi ai...

Zgjedhjet e 11 majit, PD depoziton kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu kërkesën për regjistrim e kanë depozituar edhe Partia...

E ngatërroi me Çerçiz Topullin, reagimi i Gjestit bën xhiron e rrjetit: Jezu Krishti…

Së fundmi banorët e “BBVA4” u surprizuan me disa dhurata. Për rrjedhojë ata janë shfaqur të gëzueshëm në lidhje me këto surpriza. Por momenti që po...

LaCivita: Do e çojmë PD drejt fitores

Angazhimi i bashkëmenaxherit të fushatës elektorale të Presidentit Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të New York Times. Ata raportojnë se strategu i...

Regjistrimi i pronave/ Nis saktësimi i të dhënave

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do nisë korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të...

Lajme të tjera

Web TV