Zyrtare, Supersfida e javës së 19-të do luhet në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zyrtarizuar tashmë lajmi i bërë publik para një muaji nga Fjala.al, ku thuhej se ndeshja kryesore e javës së 19-të të Kategorisë Superiore, ajo midis Kukësit dhe Partizanit do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Pas derbit Tirana-Partizani dhe miqësores së yjeve, duket se dyert e stadiumit më të madh në vend do hapen për një tjetër ndeshje të rëndësishme.

Ky lajm është bërë zyrtar nga klubi verilindor përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, ku thuhet se marrëveshja për zhvillimin e takimit me Partizanin, midis palëve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në “Air Albania” është arrirë.

Kjo gjë po ndodh pasi në Kukës janë duke u kryer punime për stadiumin e ri dhe si duket verilindorët dëshirojnë që ta shfrytëzojnë takimin me kampionët aktual si një reklamë të mirë./Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV