Vrau me sende të forta 61-vjeçarin, gjykata lë në burg ish-ushtarakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg” për Fatmir Demirin, i arrestuar tri ditë më parë për vrasjen e 61-vjeçarit Dorian Latollarit në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.

Pala mbrojtëse kërkoi masë arresti me afat pasi pret akt ekspertimin e plotë sepse sipas tyre vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.

Demiri rezulton i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”. 37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore/Jo.Be/ Fjala.al

Të fundit

Hyn në fuqi vendimi, ja sa para do të jepen për indeksimin e pensioneve

Qeveria ka miratuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2025– 2027, që synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme...

Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, edhe PS ka disa individë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë, duke u shprehur se faturohen si...

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 1 e 50 minuta, Maqedonia e Veriut është goditur nga tërmeti. Tërmeti është regjistruar me...

Përmbytjet ‘shkatërruese’ në Australi

Përmbytjet në Australi kanë shkaktuar shkatërrime “të pabesueshme” në komunitetet në të gjithë Queensland-in verior, ka thënë kryeministri i shtetit, edhe pse kushtet po...

Pse bien bursat dhe rritet dollari? Çfarë po ndodh me kriptovalutat?

Rreziqet për inflacionin dhe koston e produkteve të energjisë Pse ranë bursat pas njoftimit të tarifave të reja? Tarifat e reja doganore të shpallura – dhe...

Lajme të tjera

Web TV