Rama hudhra te shtëpia e re, batuta me familjen e prekur nga tërmeti

Ditën e sotme kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj i dorëzoi çelësat e shtëpisë së rindërtuar një familjeje në Petrelë. Rama u shpreh që qeveria do të vijojë punën për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Në bisedë e sipër kryeministri i kërkoi Veliajt të mos e përdorë më termin zdromsa por që më tej i tha se e dinte për kë e kishte përdorur.

“Mos hyj me këto, i bukur i shëmtuar, se na more në qafë siç the atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qep ty të gjithë si zdroms. Mos i hyj më këtij muhabeti se na ngatërron kot.

Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdromsa. Ti nuk ke faj se unë e di për çfarë e ke, por…nuk na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata”, tha Rama.

Ndërkohë që batutat nuk mbetën me kaq ndërkohë që i vogli i shtëpisë kishte privilegjin të hynte i pari në shtëpinë e re Rama i tha të hyj me këmbën e djathtë. Një zë u dëgjua duke thënë: Me të majtën kryeministër.

Edi Rama: Syri i keq të keqen ju mori dhe do t’ju marrë. Këtu do ta vëmë këtë.

Edi Rama: Me të djathtën, bravo

(Me të majtën kryeministër)

Edi Rama: Jo, jo

Gruaja: Nuk kam fjalë si të të falënderoj. Ju lumshin duart

Edi Rama: Ti ku e ke dhomën o king?

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2782196128662349/

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/322059355704472/