Biden dënon dhunën në Portland/ “Trump po e nxit në mënyrë të pamatur atë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I nominuari për President i Partisë Demokratike Joe Biden, e quajti dhunën në protestat në Portland, të papranueshme. Ai u shpreh se presidenti amerikan po i nxit protestat.

Demonstratat kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara që në maj nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd, një burrë me ngjyrë 46 vjeç i cili vdiq pasi një oficer policie në Minneapolis i cili i mbajti gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

Protestat janë zhvendosur në qendër të qytetit Portland çdo natë për gati tre muaj që pas vdekjes së Floyd. Policia arrestoi shumë persona pasi një person u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje.

“Unë dënoj dhunën e çdo lloji nga kushdo, qoftë nga të majtët apo të djathtët. Unë sfidoj Donald Trump të bëjë të njëjtën gjë,” tha Biden në një deklaratë, duke shtuar se, “ne nuk duhet të bëhemi një vend në luftë me veten tonë. ”

“Çfarë mendon Presidenti Trump se do të ndodhë kur ai vazhdon të këmbëngulë për të përçarë shoqërinë tonë duke përdorur politikën e frikës? Ai po nxit në mënyrë të pamatur dhunën,” shtoi ish-nënkryetari.

Republikanët mohojnë që Trump po kërkon të nxisë dhunën, duke thënë se ai dëshiron të rivendosë rendin dhe ligjin. Ato akuzojnë kryetarët e bashkive Demokratike dhe guvernatorët e shteteve për humbjen e kontrollit të qyteteve të prekura nga demonstratat që kanë degraduar në përdorimin e dhunës e zjarrëvënies.

Jason Miller, një këshilltar i lartë i fushatës së Trump, tha në rrjete sociale se Biden “ishte ulur duarkryq prej muajsh, duke refuzuar të dënonte dhunën dhe kaosin nga aleatët e tij në qytetet e drejtuara nga demokratët”.

Lexo edhe :  Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Më herët, të premten, Trump tha se protestuesit ishin anarkistë dhe plaçkitës.

Biden ka mbrojtur protestuesit paqësorë, duke thënë se drejtësia duhet të vihet, por ai ka kërkuar vazhdimisht t’i jepet fund dhunës./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier....

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Lajme të tjera

Web TV