Veliaj: Vepra që do mbetet për 100 vjet në historinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitet 20 kur po ndërtohet bulevardi i madh i Tiranës një anglez që e pa tha: Kisha parë qytete pa bulevard, por bulevard pa qytet nuk kisha parë kurrë.

Dhe pas 100 vjetësh bulevardi i emërtuar “Dëshmorët e Kombit” është funksional falë atij vizioni të 1 shekulli më parë.

Por cila vepër do jetë për kryebashkiakun Erion Veliaj që do krahasohet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai u shpreh:

Kur po ndërtohej Bulevardi i Madh, një anglez që e pa tha, “kisha parë qytet pa boulevard, por bulevard pa qytet nuk kisha parë”. Cila është ajo vepër që edhe nëse nuk e keni ndërtuar, synoni ta ndërtoni dhe doni që të ketë atë jetëgjatësi si Bulevardi i Ri?
Besoj që Bulevardi i Ri do ta ketë.  Sapo kemi filluar me lejet e para për disa hotele në Bulevardin e Ri dhe do të shikoni që do të hapen kantieret e para. Do të jetë hera e parë që do të ndërtohen lagje ku fillimisht ka shkuar infrastruktura. Pra, që në kohën e italianëve kur u ndërtua Bulevardi i Ri, ne abuzuam. Fillimisht ndërtonim shtëpi dhe kur shoh ndonjë rast mediash kur thonë, “o kryetar por ne jemi këtu në majë të malit por nuk ka pasur ujë”. Po si i keni vajtur atje? “Fillimisht vajtëm tha dhe u lidhëm me një pus por pusi u tha dhe tani ka ardhur momenti t’i bëjmë gjërat siç duhet.

Pra, fillimisht infrastrukturën dhe njerëzit vërtetë shohin vetëm Bulevardin e Ri si trup rruge por në fakt të gjitha të brendshmet e bulevardit që janë të gjitha galeritë, të gjitha rrjetet e kanalizimit, janë të gjitha internet, janë gjithë energjia tashmë janë bërë që nga fillimi dhe nuk do të çahet më bulevardi për të bërë lidhjet me zhvillimin që do të ndodhë.

Besoj që Pazari i Ri, një projekt që e kam dashur shumë pasi kam pasur lidhje edhe personale. Vërtetë, armiqtë dhe kundërshtarët e mi tallen me ato fiqtë por them që është më mirë të bësh një punë të ndershme se sa të përmendesh që ke vrarë, ke prerë , ke vjedhur. Kisha edhe atë nostalgji, Pazari ka qenë pranë zemrës time.

Besoj që projekti për të cilën do të ndihem shumë krenar do të jetë përfundimi i Piramidës. Edhe unë, edhe Kryeministri jemi super të përkushtuar që Piramida të kthehet në një epiqendër model për të gjithë Ballkanin. Me atë që po bëjmë me miqtë tanë amerikanë të Fondit Shqiptar Amerikan, me kolegët shqiptarë të fondacionit do jetë diçka që do ngelet përjetë, kthimi i Piramidës në shkollën më të rëndësishme në rajon për teknollogjinë e informacionit. Kur ishte gjenerata e prindërve tanë, duhet të dije shqip dhe rusisht që të ecje përpara se ashtu ishte afirmimi politik. Pastaj duhet të dinin të gjithë anglisht sepse Shqipëria u hap. Sot po nuk dite JAVA e po nuk dite të gjitha scriptet për kompjter.

Pra po nuk dite këto gjuhë të huaja, sot nuk ke të ardhme dhe nuk mjafton më italishtja apo anglishtja apo frengjishtja. Kështu që për të gjitha këto arsye, ai është një projekt që kemi shumë afër zemrës dhe sigurisht që projekti më i kontestuar, teatri. Do të fillojë këtë vjeshtë. Sapo kemi mbyllur detajet e para të projektit kur vjen puna tek studimin gjeologjik dhe të gjitha këto punët e tjera dhe besoj që teatri prodhoi shumë sherr.

I ngjan shumë sherrit me Këndin e Lodrave, kemi sheshin Skëndërbej, me gjithë investimet që bëmë tek Liqeni, me Kalanë. Edhe atëherë u tha, “Jo Kalaja” por ja ku është Kalaja sot, e vizitueshme. Edhe muret, janë më të mbrojtura kur kanë një jetë njeriu që i pastron se sa kur mbin pema, çan muret. Kështu që për të gjitha këto arsye, them që është një kompleks gjërash që besoj se do ngelen edhe kur ne të jemi harruar.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV