Veliaj për shqiptarët që ikin jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Rama ka një pikë të dobët që nuk e mohon dot kush. Ikja e shqiptarëve në shifra të frikshëm saqë parashikohet zvogëlimi i Shqipërisë në ekstrem. Por si e  komenton këtë Veliaj? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai u shpreh:

Ka disa  elementë të tjerë që duhen analizuar për qeverinë, psh ikja e shqiptarëve jashtë vendit. Kur ju keni ardhur në vitin 2003 në Shqipëri ishit një grup të rinjsh e të rejash që mezi presin të krijojnë diçka sic krijuat ju atëherë. Në fakt, të dhënat janë që shumë shqiptarë kanë ikur jashtë , më e keqja që ka qeverisja e Edi Ramës. Ju si e analizoni këtë ?

Së Pari, ne mund të mos biem dakord për analizën, por duhet të biem dakord për faktet. Duke qenë se kjo është një tezë që ‘The Ekonomist’, i shkoi shumë gjatë, ‘Birn’ i shkoi shumë gjatë. Kam qenë pjesë e atyre intervistave dhe hajde i shohim të gjitha faktet, si % ke Kroacinë shumë përpara nesh, ke Rumaninë shumë përpara nesh, janë vende të BE-së.

Po flet me dikë që vet iku, pse ika? Se nuk doja Shqipërinë? Jo, mendoja se edhe për Shqipërinë mund të isha më i dobishëm po të arsimohesha jashtë dhe mirë. Por kjo është një zgjedhje personale. Unë nuk quajta tradhtarë dikë që thotë po ti pse nuk u ktheve. Sepse njeriu mund të thotë , unë mund të jem më i dobishëm për Shqipërinë nëse bëhem këngëtar. Dhe unë them që , Bebe Rexha, Dua Lipa apo Rita ora i kanë bërë më shumë nder Shqipërisë dhe Kosovës që janë bërë të famshme jashtë, më shumë se sa të qëndronin në një treg shumë herë më të vogël.

Pra kush prej nesh ka të drejtën të gjykojë se çfarë është patriotike dhe çfarë jo. Ndërkohë që sic njoh të tjerë që mund të jenë kthyer për tu marrë me politikë, por njoh një pafundësi djemsh dhe vajzash që janë kthyer dhe po merren me kompani software-sh, sepse nuk i tërheq politika. Sic thonë tironsit, “ca janë me të thonme ca janë me të bonme” .

Kam parë që kryesisht janë kthyer njerëz që duan të hapin një biznes dhe disa sipërmarrje. Kisha familjen time e mora nga jugu dhe takova disa të rinj që thoshin se një hotel në Sarandë, ne këtë punë bënim në Mykonos, deti njësoj është dhe këtë punë mund ta bënim fare mirë aty. Ne kemi histori suksesi të cunash  dhe gocash.  Dhe kur i pyeta si ka mundësi thanë: ikëm që fëmijë nga Saranda aty punonim fillimisht banakier, që vetëm lanin pjatat, më shumë pjatalarës sesa banakier, pastaj kamerier, pastaj shef salle, pastaj menaxher hoteli. Mbasi e kemi bërë këtë punë për 30 vjet, tani mund ta bëjmë këtë në qytetin tonë. Kështu që ka plotë raste të tilla. Po të shikojmë statistikat, largimet nga Bosnja, largimet nga Kroacia, Rumania… ndërkohë që Tirana pastaj është histori më vete. Tirana në fakt vetëm është rritur nuk është pakësuar.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV