A do jetë Veliaj pasardhës i Edi Ramës si kryeministër? Ja si përgjigjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm për faktin që Erion Veliaj është i besuari i Edi Ramës. Jo vetëm për faktin që Erion Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës.

Jo vetëm që Erion Veliaj është një politikan që ka patur sukses në karrierën politike si deputet, ministër dhe kryebashkiak.

Erion Veliaj përflitet gjithnjë e më shumë se do jetë pasardhës i Edi Ramës si kryetar i PS dhe si kryeministër i ardhshëm. Por çfarë mendon vetë Erion Veliaj për këtë? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai u shpreh:

-Zoti Veliaj ai politikan që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës është këtu në nivelin më të lartë në politikë. Pasi Edi Rama të mbyllë karrierën e tij politike, ju aspironi për të qenë në krye të PS, aq më tepër për të qenë kryeministër?

-Nuk kam këtë ambicie dhe aspiratë. Thashë, ambicia dhe aspirata ime është të lë një gjurmë në këtë qytet.

-Kshu keni thënë dhe atëherë kur ju kam pyetur nëse aspironi të jeni kryetar i bashkisë së Tiranës dhe jeni këtu sot.

-Sepse në atë moment kisha aspiratë që të isha një kritik i qeverisë dhe kuptova që ndonjëherë më shumë sesa të bësh kritikun është të zëvendësosh ata që kritikon dhe në atë kohë ne kritikonim një politikë të vjetër, por më rezulton që ajo politikë e vjetër nuk është më sot. U arrit me sukses që të zëvendësoheshim si të majtë si të djathtë. Një pjesë e një gjenerate që e kreu misionin e vet në vitet ’90, nga një gjeneratë tjetër. Sot si në qeveri si në opozitë kur shikoj përshembull që ministrat që i njoh dhe që i njoh që kur kemi qenë fëmijë  dhe ka qenë brezi i pas viteve ’90 për Ogertën, për Oltën, për Elisën, për Bushatin… Pra, gjenerata e atij brezi që vinte me frustrimin e viteve 2000 s’mund të thuash që s’i ka kaluar stadet.

-Po pra po, por konflikti politik nuk është zbehur zoti Veliaj. Qëndron PD me PS si dy kulla armike, ka thënë Kadareja.

-PD me PS po të shikosh edhe u ul, edhe bëri kompromis Lulzim Basha me Edi Ramën. Tani për sa kohë që Sali Berisha ka facebook dhe kontaminon me toksinë dhe me helm, me rrena dhe me shpifje dhe me baltë gjithë dynjanë kjo është një hudhër që duhet pranuar në këtë shtëpinë tonë të madhe. Por po të shikosh dy liderat politikë kur janë lënë të pakompleksuar… Edi nuk kompleksohet por ky tjetri, edhe është ulur edhe kanë bërë marrëveshje, dhe ka qetësuar gjuhën, dhe kemi jetuar si njerëz, dhe janë bërë ca punë dhe ca vendimmarrje të rëndësishme . Por mos kërkoni që unë të heq facebookun, se t’i heqësh Saliut helmin është si ta lësh pa oksigjen. Ai vjen nga kultura e helmit dhe e toksinave

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV