Krujë/ Zbarkojnë 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Krujë.

Ky  operacion ishte i organizuar nga  Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës.

Mësohet se operacioni kryhet për asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa në këtë zonë.

Forcat policore të Tiranës janë nisur dhe kontrollojnë, sidomos zonat e Malësisë së Krujës dhe në Nikël.

Sipas policisë,  Kruja, Nikla dhe Ishmi janë ndër zonat ku dyshohet se janë mbjellë sasi të konsiderueshme kanabisi.

Nga 80 parcela që janë evidentuar dhe asgjësuar vitin e kaluar, këtë vit janë mbi 200 parcela të evidentuara dhe të asgjësuara.

Nuk dihet saktësisht sesa bimë do të asgjësohen gjatë ditës së sotme, por për këtë vit numri i bimëve të asgjësuara shkon mbi 10 mijë.

Kjo shifër e bimëve të asgjësuara është e përafërt, pasi detajet e operacioneve nga ana e policisë mbahen sekret. Ru.Do/ Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV