Australi/ Një krokodil gjigant në pikën e frekuentuar turistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krokodil gjigant, 4,4 metra i gjatë, është kapur në një pikë tepër të frekuentuar turistike në veri të Australisë.

Sipas autoriteteve kafsha, që peshon 350 kilogramë, u kap të premten, pasi kishte ngecur në një pellg pranë Parkut Natyror të lumit flora, një prej vendeve më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj pranë qytezës Katherine.

Krokodili është ndër më të mëdhenjtë e kapur në zonë, edhe pse në korrik 2018, një tjetër kafshë, 4,7 metra e gjatë, u kap nga autoritetet. Sipas tyre, kafsha do të dërgohet në një qendër ku do të përdoret për mbarështimin e krokodilëve të tjerë.

Krokodilët e ujërave të kripura janë ndër më të mëdhenjtë mes krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë. Meshkujt e rritur arrijnë deri në 7 metra gjatësi dhe gati 1000 kg peshë. Ata qëndrojnë zakonisht pranë grykëderdhjeve të lumenjve në det ose në laguna apo pellgje.

Vetëm në veriun e Australisë jetojnë rreth 100 mijë krokodilë të ujërave të kripura, sipas shifrave zyrtare të qeverisë. Gjuetia e tyre është e ndaluar por krokodilët problematikë, që përbëjnë rrezik për njerëzit, kapen nga autoritetet, sipas shifrave zyrtare, mesatarisht 250 çdo vit. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV