A janë integruar intelektualët në funksion të interesave dhe fateve të vendit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi

Shkak për ketë shkrim u bë shkrimi me titull: “A kemi klasë intelektuale në Shqipëri”, i kolegut, gazetarit, analistit dhe opinionistit të mirënjohur Mentor Kikia. Duke i kërkuar mirëkuptim z. Kikia, gjykoj dhe mendoj se çështja që ai me të drejtë trajton dhe shqetësohet, do të ishte më e plotë, nëse do t’i japim përgjigje pyetjes: A janë integruar, sa e si duhet intelektualët e vendit?! Nuk do t’i hyjë fare konkluzionit, apo arsyetimit të konceptit intelektual, pasi ai është aq i gjerë si koncept, sa jo unë jo e jo, por askush deri më sot, as filozofët më të mëdhenj në botë, nuk kanë dhënë një përkufizim preciz dhe përfundimtar. Absolutisht që pajtohem, pa i ndryshuar pikë dhe presje konkluzionit të Mentorit, në lidhje me interpretimin se, nëse ke një diplomë të çfarëdo niveli qoftë ajo, nuk të quan e as nuk të bën, apo aq më keq të jesh intelektual… Pavarësisht këtij konteksti, vendi ynë ka aq shumë kapacitete intelektuale dhe jo në fusha të veçanta, por në të gjitha fushat e veprimtarisë së një shoqërie. Aq sa, mund të themi se e vetmja pikë ku ne jemi kampion për mirë, se për keq mund të jemi në disa disiplina, është që për numër të popullsisë, vështirë se mund të krahasohemi. Arsyet e këtij përfundimi dhe rezultati, janë aq të shumta, sa më duhet ditë dhe natë t’i numëroj… Parësore është karakteri dhe natyra e popullit tonë si komb arsimdashës, si asnjë komb e vend tjetër në botë. Por, a janë intelektualët vërtetë promotorë të evoluimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë në të gjithë veprimtarinë e saj??? Kjo, ha dhe merr shumë diskutim. Por, a janë integruar sa e si duhet intelektualët e vendit në misionin më të domosdoshëm të vendit??? Absolutisht jo. Jo që jo. Natyrisht, që ne kemi edhe në frontin e politikës intelektualë të shquar, në të gjithë gjerësinë e valës, nga ekstremi në ekstrem. I kemi aty edhe fizikisht… I kemi pasur edhe në 1912, edhe në ‘20, edhe në ‘30, edhe ‘40, edhe në ‘60, edhe ‘70, edhe në ‘90, i kemi edhe sot.

Lexo edhe :  Unë jam trampist

Kanë dhënë dhe japin ide, mendime, kanë edhe kontribute, por kurrë nuk kanë zënë vend idetë dhe mendimet e tyre ose, më saktë, kurrë nuk kanë dominuar gjatë gjithë historisë, te klasa politike që ka marrë në dorë fatet dhe interesat e vendit. Ato, ashtu si vetë klasa e intelektualëve, kurrë nuk kanë munguar, por kurrë nuk janë bërë pjesë e politikave dominuese të shtetit dhe pushtetit, nëse idetë e tyre nuk janë përputhur me qëllimet, dëshirat e klasës dhe shtresës së pushtetit, nëse nuk janë përputhur me qëllimet dhe interesat e atyre që vërtet kanë bërë dhe bëjnë politikat e mëdha dhe të vogla të vendit, që janë përfaqësitë dhe diplomacitë huaja, organizmat dhe organizatat e shumta brenda dhe jashtë vendit. Pra, unë, gjithashtu, gjykoj se: intelektualët, as edhe një herë nuk janë integruar sa e si duhet në ushtrimin e misionit dhe funksionit të tyre, në zhvillimin e shoqërisë, e në mënyrë të veçantë të politikëbërjes, politikave të menaxhimit dhe qeverisjes apo të drejtimit të shtetit. Natyrisht, kjo për faj të klasës politike dhe më gjerë, por edhe për faj të vetë klasës intelektuale, të cilët më shumë udhëhiqen nga parimi: “më shumë të luftoj e të mbaj këtë që kam, sesa të luftoj për më shumë dhe të humbas edhe këtë që kam”… Përfundimisht, liderët e politikës në gjithë historinë e tyre edhe të këtij vendi, jo vetëm që nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur klasës intelektuale, por, nga ana tjetër, edhe vetë klasa intelektuale nuk ka luftuar, për t’u integruar sa e si duhet, apo për ta gjetur veten ashtu si duhet dhe kur duhet në  min dhe zhvillimin e vendit. Vetë klasa intelektuale e ka parë qenësinë e saj fizike si pjesë të shoqërisë, por jo edhe pjesën e formimit dhe të intelektualitetit të saj./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse...

Sëmundjet autoimune në rritje, si ndikoi Covid-19 në sistemin imunitar

Covid-19 krahas shumë problemeve që shkaktoi në popullatën botërore, zgjoi më herët edhe sëmundjet autoimune. Pas pandemisë mjekët po konstatojnë dyfishim të sëmundjeve kur...

Berisha prezanton programin për shëndetësitë/Premtimet i realizojmë në 100 ditët e para

Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berisha është në një situatë emergjente pasi ka dështuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve. Në...

Spiropali: Bektashinjtë, faktor i rëndësishëm i bashkimit të shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Spiropali u shpreh në...

Sa muaj të jetës sonë ka “prerë” Covid-19?

Katër vite pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia në Greqi mbetet më e ulët se në vitin 2019. Përkundrazi, në BE është rritur. Është fakt...

Lajme të tjera

Web TV