Në 14 shtator hapen shkollat në të gjithë vendin, por çdo gjë pritet të jetë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot me ekipet e reja epidemiologjike të Tiranës se me nisjen e mësimit do të rritet edhe testimi për të dyshuarit me koronavirus si edhe hetimi epidemioligjik.
“Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit.
Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Jemi përpara hapjes së shkollave, bashkëpunimi me koordinatoret e shkollave, mjekëve infermierëve do të luajë një rol të shtuar në strategjinë e testimit dhe gjurmimit të rasteve.
Lufta e madhe është në terren me këtë virus dhe rritja e kapaciteteve influencon në një rezultat pozitiv të atij imapkti që ne presim, që është ulja e të prekurve nga covid 19”, tha ministrja./Bl.Ba/Fjala.al