Elon Musk/ Manjati i biznesit, personi i tretë më i pasur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk ka kaluar Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault për t’u bërë numri tre në listën e njerëzve më të pasur në botë pasi aksionet e Tesla u rritën me 500%.

Vlera neto e CEO-s së Teslas u rritën në 115 miliard dollarë (85 miliardë $) këtë javë pasi aksionet e kompanisë së makinave elektrike u rritën me 12% të hënën, shkruan Fjala.al.

49-vjeçari tani ka kaluar Mark Zuckerberg për t’u bërë numri tre në listën e njerëzve më të pasur të gjallë, sipas Bloomberg.

Në korrik, Z. Musk u bë personi i shtatë më i pasur në botë, kështu që arritja e kësaj jave është një akumulim i shpejtë dhe i jashtëzakonshëm i pasurisë në vetëm dy muaj.

Aksionet e Tesla-s tashmë janë rritur me afërsisht 500% në vitin 2020 dhe kompania tani vlen rreth 475 miliardë dollarë (355 miliardë).

Ndërsa stoku i Teslës ka “shpërthyer”, në  të njëjtën mënyrë po ecin edhe të ardhurat e tij, duke u rritur me gati 90 miliardë dollarë (67 miliardë) vetëm këtë vit.

Në janar 2020 vlera e tij neto ishte rreth 32 miliardë dollarë (23 miliardë).

Ai nuk merr një pagë ose shpërblime parash si CEO, përkundrazi paguhet në miliona opsione aksionesh.

Musk tani është më i varfër se Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Miliarderët janë vënë nën vëzhgim më të madh këtë vit pasi mijëra punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë dhe miliona të tjerë do të mbeten të papunë nëse ekonomitë do të ecin në këto nivele.

Ndërsa të paktën 44 milion amerikanë janë pushuar nga puna në katër muajt e fundit, pesë njerëzit më të pasur të vendit kanë pasur rritje të të ardhurave me 26%./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV