Kombëtarja kuqezi mbërrin në Minsk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare është nisur sot rreth orës 16:00 drejt Minskut, ku të premten mbrëma do të luajë ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Kupës së Kombeve. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Pas seancës së zhvilluar të mërkurën në mëngjes në Durrës, skuadra do te zhvillojë të enjten seancën zyrtare stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Ndërkohë, 30 minuta përpara stërvitjes së fundit trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp.

Siç është bërë më herët me dije, nuk kanë udhëtuar me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe nuk u rikuperuan dot për sfidën e parë, ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Të tre këta lojtarë do të qendrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në “Air Albania Stadium” ditën e hënë.

La.Mi.Fjala.al

 

Të fundit

Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000,...

Holanda kërkon nga qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kombëtare për t’i nxitur qytetarët e saj të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut për...

Kardinali tërhiqet nga Konklava/ Italiani ishte dënuar për abuzim financiar

Kardinali italian Angelo Beçiu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e...

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona përfundojnë në spital

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes...

BE do të hetojë ndërprerjet e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë shkakun e një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në të gjithë Spanjën , Portugalinë dhe...

Lajme të tjera

Web TV