Apeli i pedagogut te gazetarisë: Kolegë investigoni çfarë ndodh te spitalet e Covid!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të mërkure një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 u vetëvra në spitalin Shefqet Nroqi, ndërkohë mjekët kanë kapur në moment të fundit një tjetër që tentoi të vetëvritej.

Pikërisht për këto ngjarje të rënda ka reaguar dhe profesori i gazetarisë Zylyftar Bregu.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Bregu i kërkon kolegëve gazetarë që të investigojnë se çfarë ndodh te spitalet e Covid!

Çpo ndodh në spitalet më të prekurit nga Covidi?

Para pak minutash një tjetër pacient u hodh nga dhomat e spitali Shefqet Ndroqi (sanatoriumi), aty ku edhe para pak ditësh u hodh një tjetër.

Ndërkohë në kohën mes këtyre dy ngjarjeve, dhjetëra denoncime për trajtim çnjerëzor të të prekurve me Covid, më shumë denoncime për mungese informacioni, e shumë të tjera.

Askush nuk e ka vënë ujin në zjarr të shohë, në këto pavijone.

Madje dhe media e ka zhvendosur kameran nga pavijonet me të infektuar.

Prandaj, duke pare natyrën e denoncimeve, është luks të presësh reflektim nga autoritetet.

Apeli shkon për mediat. “Monitoroni” më shumë pavijonet që janë kthyer në burgje të sigurisë së lartë, janë kthyer në pavijone që administrojnë vdekjen, jo në çerdhe ku luftohet për te jetuar.

Të fundit

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Lajme të tjera

Web TV