Ursula von der Leyen dënon helmimin e “turpshëm” të Navalnyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar të mërkurën atë që e ka cilësuar helmim “të turpshëm dhe frikacak” të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Ajo ka thënë se ata që janë përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë, pasi Gjermania ka njoftuar se ekspertët e armëve kimike kanë ardhur në përfundim se Navalny është helmuar me agjent nervor, Noviçok.

“Jam informuar nga kancelarja (Angela) Merkel se lideri opozitar rus, Navalny është sulmuar me agjent nervor në shtetin e tij”, ka thënë von del Leyen.

“Ky është akt i turpshëm dhe frikacak- edhe një herë. Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shtuar ajo.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se blloku ka dënuar helmimet “në shkallën më të fuqishme”.

“Përdorimi i armëve kimike nën çfarëdo kushte është plotësisht i papranueshëm dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Borrell, duke bërë thirrje që Moska të hetojë incidentin “në mënyrë të thuktë dhe transparente”.

“Rasti i Aleksei Navalnyt nuk duhet të mbetet i pazgjidhur. Ata që janë përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Ekipi i Navalnyt dyshon se ai është helmuar përmes një çaji që ka pirë në aeroport, përpara se të nisej drejt Moskës.

Noviçok është pjesë e një grupi të agjentësh të avancuar, që është zhvilluar nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitet 1970, 1980.

Lexo edhe :  Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Agjentët e tillë kanë efekte të ngjashme sikurse agjentët tjerë – bllokojnë sinjalet prej nervave në muskuj, duke shkaktuar dështim të shumë funksioneve trupore.

Agjentët noviçokë janë krijuar për më qenë më toksikë sesa armët kimike, andaj disa versione të tyre kanë efekt të menjëhershëm – nga 30 deri në dy minuta.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV