Dy pacient të infektuar i dhanë fund jetës te “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas rastit të dytë të pacientit që i dha fund jetës pasi u hodh nga ish-Sanatoriumi, i kthyer në spital Covid.

Dy prokurorë janë caktuar për të hetuar kushtet se si po trajtohen të sëmurët, pas dy rasteve të përsëritura të vetëvrasjes duke u hedhur nga lartësia.

Pritet marrja në pyetje e personelit mjekësor dhe familjarëve të viktimave, ndërkohë që janë sekuestruar kartelat e dy pacientëve të ndjerë.

Këto hetime vijnë pasi mbrëmjen e së mërkurës 65-vjeçari Hasan Mira, u hodh nga kati i katërt i spitalit.

Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2.

Ndërkohë rasti i parë është ai i 29-vjeçarit Xhino Koça nga Durrësi, i cili dha fund tragjikisht jetës mëngjesin e 13 gushtit, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan, me Serbinë si qendra e projektit

Studime të reja të instituteve gjermane tregojnë për një model të sofistikuar të infiltrimit kinez në Ballkanin Perëndimor –...

Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike alpinistja që sfidoi majat më të rrezikshme të botë

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e alpinizmit: Klára Kolouchová, alpinistja e njohur çeke, ka humbur jetën në malin famëkeq Nanga Parbat në Pakistan,...

VIDEO/ Moment prekës në ‘Anfield’, ish-kapiteni i jep lamtumirën Diogo Jotës me lot në sy

Ish-kapiteni i Liverpool në vitet 2021-2023, Jordan Henderson është bashkuar me mijëra fansa të klubit të kuq jashtë mitikut "Anfield"; ku prej mesditës së djeshme janë...

Alarm në blegtori/ Produktet vendase “po shuhen”, tregu mbushet me import

Supermarketet shqiptare po mbushen gjithnjë e më shumë me produkte të huaja, ndërsa fermerët po falimentojne, duke kyçur fermat. Nga mbi 498 mijë lopë në...

Mbahet në Tiranë panairi i librave të vjetër!/ Mes titujve botime të para vitit 1945

Janë libra të vjetër, të rrallë e të përdorur, por edhe botime të reja, të cilat prezantohen në një panair, që për dy ditë...

Lajme të tjera

Web TV