Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë analizën vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dumani tha se vlera e pasurive konfiskuara e të sekuestruara mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. Ai shtoi se gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 221 procedime penale për korrupsion ku, sipas tij, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Ai shtoi se ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja.
Dumani tha se janë regjistruar 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm.
“Gjatë vitit 2023, janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike me jashtë shtetit, kryesisht me Italinë, Franca, vendet nordike si dhe me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kosova”, tha ai.