Bluzat e bardha në vendin tonë, me pagat më të ulëta në kohën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtete të ndryshme në rajon dhe botë kanë zgjedhur si stimul dhënien e një shpërblimi monetar, kur mjekët dhe infermierët po përballen në frontin kryesor me COVID-19.

Edhe në vendin tonë do të ndiqet një praktikë e tillë, ndonëse jo për shumë gjatë. Në fillim të pandemisë, qeveria vendosi një shpërblim prej 500 deri në 1000 euro për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin mjekësor që janë në front të parë të luftës kundër COVID-19.

Nga ky shpërblim përfituan një numër i kufizuar personeli, vetëm nga 3 spitale, QSUT, ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Spitali i Traumës.

Për pjesën tjetër të mjekëve, qeveria u mjaftua me një shpërblim minimal prej 5000 lekësh të rinj.

Për sa i përket pagës mesatare, vendi ynë është në disavantazh me rajonin. Një mjek i përgjithshëm paguhet me 57.000 lekë në muaj, ndërsa një infermier, mesatarisht paguhet me 40 mijë lekë në muaj. Në Kosovë mjekët morën shpërblim për periudhë kohore më të gjatë se në Shqipëri, për 4 muaj  duke filluar nga nisja e pandemisë. Mjekët e frontit të parë morën një pagë shtesë prej 300 eurosh, për muajt prill, maj dhe korrik-gusht.

Mjekët në Kosovë paguhen më mirë se kolegët e tyre në Shqipëri. Paga e një mjeku të përgjithshëm është 600 euro, ndërsa një infermier paguhet mesatarisht me 400 euro.

Ndërsa Maqedonia e Veriut është një nga vendet e rajonit që është më solidare sa i përket pagave të stafit mjekësor.

Një infermier paguhet mesatarisht 550 euro, ndërsa një mjek i përgjithshëm 960 euro.

Sa i përket shpërblimit, shteti ka vendosur t’u japë shtesë 20% të pagës së zakonshme për një periudhë dymujore, ndërsa numri i përfituesve shkoi në mbi 3000. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë,...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

Lajme të tjera

Web TV