Pandemia/Ç’po ndodh në dy spitalet Covid, në 24 orë humbin jetën 6 qytetarë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifra të larta fataliteti prej COVID-19 vijojnë të shfaqen frikshëm çdo ditë në Shqipëri. Pavarësisht masave parandaluese për të kufizuar përhapjen e virusit në vend, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, ndërsa janë identifikuar 122 raste të reja me koronavirus.

Nga Ina Allkanjari

Ndonëse prej muajsh tashmë Shqipëria po merr masa të shumta kufizuese, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, situata vijon të jetë alarmante. Përdorimi i maskave, distancimi fizik, rregullat e higjienës të vendosura nga institucionet përkatëse, ende nuk po japin rezultat në shoqërinë shqiptare, ku shifrat tregojnë frikshëm se prej më shumë se një muaji shënohen rreth 5 humbje jete në ditë prej koronavirusit dhe mbi 100 raste të reja ditore të të infektuarve.

Gjashtë pacientë të cilët ishin në “luftë” me virusin, humbën jetën ditën e djeshme. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar. Në Shqipëri, prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 296 qytetarë. Konkretisht 138 nga Qarku Tiranë, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4 dhe Berat 2.

Testimet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 856 testime, nga të cilat janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2. Deri më tani mësohet të jenë 3850 raste aktive me virus në mbarë vendin. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cërrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë. Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 141 qytetarë. Prej fillimit të pandemisë janë kryer 64505 testime në total në vend, ku janë konfirmuar 9728 raste pozitive. Ndërsa në total deri më sot janë shëruar nga koronavirusi 5582 qytetarë.

Shtrimet në spital

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në dy spitalet Covid janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe, aktualisht, janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: vendosja e maskës dhe e barrierave mbrojtëse në shërbim, në ambientet e mbyllura, është e detyrueshme.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje bizneseve dhe institucioneve publike t’i zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë thekson se në ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektohet distanca prej 1,5 metra dhe të dezinfektohen vazhdimisht.

Situata epidemiologjike në Kosovë dhe Maqedoni

Në Kosovë situata epidemiologjike vijon të paraqitet e rënduar, ku në 24 orët e fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar dhe 112 raste të reja.

Në total numri i rasteve pozitive ka arritur në 13713, ndërsa në 24 orët e fundit mësohet se 131 persona janë shëruar nga COVID-19. Në këtë mënyrë numri i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë deri më sot ka arritur në 9923 raste.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skënderaj 3 raste, komuna Fushë-Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Lexo edhe :  Tirana,qendra e talenteve/Rama: Gur i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi dy qytetarë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 1772 testime të kryera janë regjistruar 145 raste të reja. Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 216 persona janë shëruar nga koronavirusi. Sakaq numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në 14600, numri i të shëruarve në 11741, ndërsa numri i viktimave në 606.

Tabele

COVID-19 – Statistika

 

Testime totale              64505

Raste pozitive                         9728

Raste të shëruara         5582

Raste aktive                3850

Humbje jete 296

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              2058

Durrës                         490

Shkodër           294

Lezhë              190

Korçë              155

Fier                  134

Elbasan            132

Kukës              126

Vlorë               121

Berat               73

Dibër              39

Gjirokastër      38

Box

Manastirliu: Mbështetje për mjekët dhe infermierët gjatë pandemisë, do të rrisim pagat

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar ditën e djeshme nga spitali i Fierit se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për të përballuar epideminë e shkaktuar si pasojë e COVID-19, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Manastirliu tha që, nëse do të tejkalohet numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, që do të marrin trajtim në spitalet e dedikuara Covid, do të forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit edhe në këto spitale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mund të trajtojnë raste të tilla”, tha Manastirliu, teksa theksoi se kanë vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave për urgjencën dhe reanimacionin.

Duke shtuar se shërbimi mjekësor po vijon shërbimet me kapacitet të plotë. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e shërbimit të hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit, ku, nga janari janë kryer 421 ndërhyrje. “Falë investimeve që qeveria shqiptare ka bërë, falë punës së jashtëzakonshme të ekipeve të mjekëve dhe të infermierëve, është bërë e mundur që spitalet rajonale të ofrojnë shumë më shumë shërbime afër vendbanimit. Kjo falë edhe investimeve që janë kryer në teknologji, por edhe për faktin se ka sot më shumë mjekë që kanë përfunduar specializimet dhe janë atashuar pranë spitaleve rajonale, për t’i ofruar këto shërbime shumë të rëndësishme, jetike për qytetarët.” – tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët e infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës. “Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale, qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV