Raporti i EuChram: Shqipëria renditet nga fundi për të bërë biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

EuCham rendit Shqipërinë nga fundi në Evropë për të bërit biznes,

Sipas Bashës, vendit i duhet një model i ri ekonomik. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shfrytëzoiditën e sotme  raportin e European Chamber për të kritikuar qeverinë dhe për të promovuar më tej propozimin e opozitës për taksë të sheshtë në ekonomi.

Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se me qeverinë Rama “Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon” dhe njikohsisht “më pak tërheqëse për investimet”.

“Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët,” – citoi Basha

 

Prej së paku 5 muajsh opozita ka paraqitur një pjesë të programit të saj ekonomik, ku në qendër ka vendosur taksimin e sheshtë 9 për qind. Ky lloj taksimi ka hasur kritika nga ana e shumicës socialiste, e cila e ka cilësuar atë të dëmshme për familjet me të ardhura mesatare, mirëpo nga ana e opozitës këmbëngulet për të kundërtën.

Komenti i Bashës vjen një ditë pasi qeveria, përmes ministres së Financave Anila Denaj ripërcaktoi pritshmëritë e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm nga 12 për qind sikurse e parashikonte Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 për qind.

European Chamber, ose siç njihet ndryshe EuCham është një organizatë e pavarur, joqeveritare, e cila vlerëson të bërit biznes në Evropë.

Lexo edhe :  Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

Në raportin e fundit për vitin 2020, EuCham ka vlerësuar 46 vende nga Evropa, në të cilin Shqipëria renditet ndër tre vendet e fundit bashkë me Bosnje e Hercegovinën dhe Ukrainën.

Vlen të thuhet se sipas EuCham klimë më të mirë për të bërë biznes se sa Shqipëria (51 pikë) ka Kosova (55 pikë), Serbia (57 pikë), Maqedonia e Veriut (58 pikë) dhe shumë më shumë edhe Mali i Zi (59 pikë). Vlerësimi i EuCham bazohet në të dhënat e Bankës Botërore dhe indekseve ekonomike të Transparency International. Ru. Do/ Fjala

 

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV