“Kemi bërë një hap të madh” deklarata e Hotit pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti deklaroi për mediat se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Më tej Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.
“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve. “As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti. “Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mashtrime me subvencionet në bujqësi, BE gjobit Greqinë me 400 mln euro

Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e...

Barcelona tundohet nga oferta: 150 mln euro për yllin e sulmit!

Lajm i befasishëm në merkaton e verës! Sipas mediave spanjolle, Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 mln euro për...

“Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit”

Ditën e sotme ka nisur procesi i rinumërimit të kutive, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që përfundoi në vendimin për hapjen...

Konflikti Izrael-Iran/ Rritet çmimi i naftës në botë, por më e keqja ende nuk ka ardhur

Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri të lartë për ndërprerje të mundshme të furnizimit të shkaktuara...

Politika e SPAK-ut, të qëndrojë larg politikës!

Nga Sebi Alla Në analizën që i bën Shqipërisë, një raport i Komisionit Evropian veçon si arritje relativisht të mirë punën që bëhet në Prokurorinë...

Lajme të tjera

Web TV