Meta: Qytetarët të informohen si ka vepruar qeveria gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mesazh për qytetarët dhe qeverinë është dhënë sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta  duke kujtuar se sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore.

Përmes një postim në “Facebook”, Meta shkruan se pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kreu i Shtetit thekson se 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente në vendin tonë, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj duke kërkuar transparencë për masat e vendosura gjatë pandemisë.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
KEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimeve demokratike në hapësirën europiane.
Kjo Konventë e rëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.
E ratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua me referendum në vitin 1998.
KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.
Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.
Sot, 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj.
Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesit dhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja, proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi – janë testet që duhet të përsëriten çdo ditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron në përditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.
Ndërsa transparenca mbi motivet e caktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria për të reflektuar.
Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.
Nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirën e së keqes.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme! ??

Lexo edhe :  Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Basha pret Ali Ahmetin: Koordinimi i faktorit shqiptar, jetik për stabilitetin

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan...

SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave!

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur planin e masave dhe strategjinë për goditjen e krimit elektoral para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Detaje të...

Shtyhet për herë të dytë seanca për Alqi Bllakon, ja kur u caktua seanca e rradhës

Shtyhet seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë...

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Lajme të tjera

Web TV