Data e zgjedhjeve/ PAA, Tafaj: 18 prilli më e përshtatshmja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si partitë e tjera opozitare edhe Partia Agrare Ambientaliste i ka propozuar presidentit Ilir Meta 18 prillin si datën më të përshtatshme për zgjedhje.

Në emër të kësaj partie, Arben Tafaj bëri të ditur qëndrimin që i kanë propozuar kreut të shtetit.

“18 prilli është data më e përshtatshme, sepse në maj njerëzit shkojnë punojnë në punë sezonale. Data 18 është mes dy pashkëve, ky ishte qëndrimi i Partisë Agrare Ambientaliste dhe këtë ja shprehem presidentit”.

Një çështje tjetër që u diskutua ishte edhe ajo e kodit zgjedhor. “Diskutuam çështjen kryesore, ajo e kodit zgjedhor dhe qëllimisht po mbahet nëpër këmbë.

Por gjithsesi kryeministri mundohet ta çoje sa më në fund të afateve për të konsumuar kohen kur mund të ndërhyhet dhe të thotë pastaj që nuk mund të ndërhyhet”, tha Tafaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish. Burimet për median...

“Ka shkelur djersën e Adriatik Lapajt”, themeluesi i Nisma Thurje sulmon Endri Shabanin

Bashkëthemeluesi i Nisma Thurje, Napolon Laska, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kreut të kësaj partie, Endri Shabani, duke shkruar se ky i...

Lajme të tjera

Web TV