Agron Duka paralajmëron Bashën: Le ta provojë të mos më fusë në listë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i detyruar të bëjë koalicion me partinë e tij.

Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve të propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ai e konsideron si një ‘vrasje’ të partive të vogla.

Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar, edhe pse ka bërë me dije se nuk e ka vendosur ende nëse do të futet në listën e PD-së ose jo në zgjedhjet e 25 prillit.

“Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete. Le ta provojë Basha të mos më fusë, nëse unë do vendos të shkoj me Bashën. Po pres Kodin Zgjedhor për të vendosur nëse do futem me listën e PD ose jo. Basha do më fus në listë se s’ka nga të shkojë se kam vota.  Me na pa nga jashtë që na thonë ‘ca partie kanë këta’. Unë kam një tufë njerëzish me background politik me njerëz që i kam lëvizë në të gjithë Shqipërinë. Ka një rendje për të pushkatuar partitë e vogla, ne as një kokërr leku nuk marrim si parti të vogla, as një kafe. Me lekët e xhepit i mbajmë ato parti. Dakord që të ketë 140 parti është konkurrenca që i skarcon.

Janë selektuar me kohën, ju doni s’e s’bën me lënë vetëm PS-PD-LSI. Këtë po e bën edhe Edi Rama”, tha Duka, i cili theksoi se është dakord që për kualicionet të ruhet forma klasike. “Si partitë të vogla do ishte më mirë me koalicionet klasike, në fund të fundit kanë mundësi të garojnë se në këtë mënyrë na është hequr mundësia e garimit se 140 vetë ka. Kukësi ka 3 mandate, ne jemi 10, ku do i gjejmë njerëzit t’i fusim.

Lexo edhe :  Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Problem është që ky e ka bërë këtë punë për interes të vet. Kodi Zgjedhor duhet bërë për votuesit jo për forcat politike siç tha dje Gjiknuri. Këtë do të thoja edhe nëse PD do e bënte këtë punë, do e thoja të njëjtën gjë. Fakti që ai ka votat në parlament, janë “ne bëjmë ca të duam”, tha ai për Report TV.

Duka e ka cilësuar këshillin politik si një komedi, pasi sipas tij, do përfundohet në polarizim të pushtetit. Duka shprehet skeptik sa i përket qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme për shkak të ndryshimeve që paralajmërohen.

“Këshilli Politik një komedi më vete se ky burri i gjatë fare (i referohet kryeministrit Edi Rama), me koshiencë, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare nuk gëzon asnjë të drejtë për faj të saj, ne po e diskutojmë dhe po ulemi në tryezë nën presion pozitiv të ndërkombëtarëve për të bërë atë marrëveshje në interes të shqiptarëve. Rama ia futi shkelim asaj marrëveshjeje, nuk duan të dinë asnjëri.

Nuk do i shohim hajrin këtyre zgjedhjeve se do pjellim qeveri të shtrëmbuara.

Te “Rilindja” nuk besoj, por jam i majtë. Do ishte mirë të ishim dhe ne në Këshillin Politik, të gjithë këto vendime që po merren po shkojnë në dëm të partive të vogla. Në fund të fundit po shkojnë drejt polarizimit të pushtetit. Djegia e mandateve na la në dorë të Ramës”, tha Duka.

Ai e ka quajtur propozimin e PS për hapjen e listave si një budallik dhe për këtë ka dhënë edhe një parashikim aspak optimist.

“Budallik, nuk ka për të ndodhur asnjë rast që deputetët që janë jashtë liste, të bëhet deputet, madje ishte më e mirë me lista të mbyllura, se të paktën ishin të mbyllura e dinim jo kështu”, tha Duka.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Lajme të tjera

Web TV