Rama risjell ‘lutjen’ e Nënë Terezës për Ramiz Alinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare, ku kërkonte të prekte tokën e atdheut që gjithë jetën e mbajti në zemër.

Në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ekspozohet në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast se trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht.

Po kështu kreu i qeverisë kujtoi dhe lutjen që shenjtorja shqiptare i drejtoi Presidentit të Kohës Ramiz Alisë në tetor 1989 ku i kërkonte që 4 motra, misionare të vendoseshin në Shqipëri.

“Për ta mbyllur me atë që është brenda kornizës së kësaj ekspozite dua të shtoj se letra e saj e tetorit 89 ka qenë e papërpunuar në arkivin qëndroj të shtetit si pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë dhe përpunimi i gjithë ish-arkivit qendror të asaj kohe ishte një prioritet që përfundoi si një prioritet i realizuar vetëm në vitin ku ne jemi.

30 vjet për të, thjesht përpunuar një thesar informacioni dhe një burim faktik për të gjithë ata që duan ta studiojnë atë pjesë të historisë sonë duke iu referuar dokumenteve autentikë, ndër të cilat dhe këto letra, kur ajo e tetorit praktikisht vetëm tani së fundmi bëhet e njohur.

Dy letrat e tjera e janarit ‘90 dhe e gushtit ‘89 njihen gjerësisht por dua të prek prej asaj të gushtit, fjalët e Nënë Terezës me të cilat shpresoj të mund të mbyllet bukur ky moment që po ndajmë së bashku, shkruar më 16 gusht kur ajo i kërkon presidentit të kohës të mundë të sjellë në Shqipëri të paktën 4 prej motrave të saj misionare të bamirësisë për t’u dhënë ngrohtësi, dashuri dhe kujdes pleqve, të vetmuarve duke thënë ‘unë nuk kam as ar dhe as argjend por juve do iu jap motrat dhe shpresoj që së bashku do të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  “Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të hidhet për diskutim publik. I pranishëm...

Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme...

Lajme të tjera

Web TV