Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Rusia jep përgjigje pozitive imunitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar dhe e testuar në Rusi ka gjeneruar antitrupa neutralizues në shumë nga ata që u vaksinuan me të.

Dhe, ndërsa bërja e vaksinës shoqërohet zakonisht me efekte anësore si temperatura, në këtë rast efektet ishin të buta, sipas të dhënave të publikuara të premten nga revista mjekësore The Lancet, shkruan abcnews.

Ndaj Rusisë u derdhën një numër kritikash kur njoftoi se kishte aprovuar vaksinën e parë në botë të koronavirusit për përdorim publik në gusht, para se të kishin përfunduar testet vendimtare të Fazës 3.

Në studimet e Fazës 1 dhe 2 të vaksinës, e cila quhet Sputnik V, të 76 pjesëmarrësit në studim prodhuan antitrupa ndaj virusit që shkakton Covid-19, sipas raportit të së premtes në Lancet.

Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që njerëzit patën pasi u shëruan natyrshëm nga Covid-19, sipas studimit.

Po ashtu, shkencëtarët panë edhe prodhimin e qelizave T, një tjetër përbërës i sistemit imunitar.

Testet e bëra sugjerojnë se kjo vaksinë prodhoi po ashtu një përgjigje të qelizave T brenda 28 ditëve,” shkruajnë studiuesit.

Shkencëtarët që nuk janë përfshirë në studim janë shprehur se, ndërsa rezultatet janë një një shenjë pozitive, vetëm teste më të mëdha të Fazës 3 mund të konfirmojnë nëse vaksina e parandalon në të vërtetë sëmundjen Covid-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV