Nëna hedh fëmijët nga dritarja/ Fqinjët i presin me batanije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin rus të Novosibirsk.

Një video dramatike e publikuar këtë të shtunë, tregon momentin e frikshëm kur një nënë 25-vjeçare u detyrua të hidhte dy fëmijët e saj nga kati i katërt në 10 metra lartësi, për t’i shpëtuar nga zjarri i cili po pushtonte apartamentin.

Dy djemtë, përkatësisht tre e katër vjeç u pritën nga fqinjët të cilër kishin vendosur batanije poshtë apartamentit.

Lyubov Pavlunina u zgjua në mëngjes midis shtëpisë në flakë ndërsa kërkoi menjëherë ndihmë.

Veprimi isaj tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të cilët ishin mbledhur poshtë apartamentit. Ajo hodhi një nga një djemtë e saj nga dritarja, 10 metra lartësi.

Më vonë ajo tha: “U zgjova nga tymi i zjarrit dhe kisha tim bir pranë meje. E kapa për dore dhe së bashku morëm edhe djalin tjetër. Kaluam përmes tymit për të shkuar në ballkon. Pastaj nuk mbaj mend më. Nisa të kërkoj ndihmë për fëmijët, pasi ato ishin prioriteti im. Njerëzit që ndodheshin poshtë, u treguan të gatshëm për të më ndihmuar. Ata nisën të më thonin që të hidhja fëmijët. Ishte e tmerrshme t’i hidhja nga kati i katërt por duhet ta bëja. Nuk e di as vetë ku e gjeta kurajon.”

Pasi hodhi fëmijët, nëna zbriti me një litar.

Ministria ruse e emergjencave tha se tre persona të tjerë u shpëtuan nga zjarri.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e motivit të nisjes së zjarit./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Sot derbi Partizani-Tirana, ndeshja e 177-të dhe dominimi i kuq në kryeqytet

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në “Arena e Demave”, në orën 13:30 në derbin e tretë...

Sherr me sende të forta mes disa personave, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Durrës, ku ka patur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia thotë se për këtë ngjarja ka...

Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë zgjedhjet

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian ka deklaruar se me 104 vëzhgues të...

Punonjësi humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Policia e Tiranës sqaron se viktima ishte duke punuar në soletën e...

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha Kryeministri Edi Rama në...

Lajme të tjera

Web TV