Flet dëshmitari që çoi në zbulimin e vrasjes në Malin me Gropa: Tentuan dhe një herë tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë pas zbardhjes së krimit makabër rreth 8 vite më parë në Malin me Gropa. Ka qenë një person i tretë, një dëshmitar i cili ka zbuluar më tepër rreth ngjarjes tronditëse.

Një dëshmitar në mbrojtje nga policia i cili është arrestuar në vitin 2017 i rrëfeu policisë që ishte në dijeni të një krimi të rëndë, ku ishte i përfshirë miku i tij, Shkëlzen Buci.

Dëshmitari është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte

Ky dëshmitar ka rrëfyer që kishte shoqëruar Shkëlzenin me të motrën në Malin me Gropa dhe që prej asaj dite 23-vjeçarja nuk ishte parë më.

Eshtrat e të resë u gjetën në shtator të 2012 por nuk u mundën të identifikoheshin se kujt i përkisnin.

I penduari rrëfen dhe për një tjetër tentativë vrasjeje tjetër që Faik Buci kishte kryer ndaj vajzës së tij. Gjatë kësaj kohe Faik Buci ka deklaruar se vajza e tij ishte trafikuar në Itali.

Ka qenë dëshmia e të penduarit ajo që ka zbardhur historinë. Menjëherë pas dëshmisë eshtrat e gjetura në Malin me Gropa u dërguan në Kosovë, në Agjencinë e Forenzikës (Mjekësisë Ligjore), ku u bë e mundur të përftohej një profil gjenetik dhe pas krahasimit me AND e nënës së saj, u identifikua se eshtrat ishin të Eglantina Bucit.

Eglantina Buci u vra në 2012-ën nga babai dhe vëllai i saj Faik dhe Shkëlzen Buci, pasi është marrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës në zonën e Freskut dhe më pas është ekzekutuar në Malin me Gropa.

Lexo edhe :  “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçari homazhe për djalin

Pas krimit at e bir janë larguar nga vendngjarja duke lënë trupin e pajetë aty ku ndodhi akti makabër, për tu rikthyer 4 ditë më vonë dhe për ta varrosur 500 metra më larg.

Gjykata ka caktuar masë arresti për Faik Bucin dhe të birin Shkëlzenin. 66-vjeçari u vu menjëherë në pranga, ndërsa djalit të tij iu komunikua akuza në burg. Atë e bir deri më tani i kanë mohuar akuzat.

Babai dhe vëllai kanë vrarë të bijën e tyre pasi ishin kundër bashkëjetesës së saj me një person të cilin nuk e pranonin.

Një fakt tjetër tronditës është se vrasja e Eglantina Bucit nuk është e vetmja në këtë familje. Sipas burimeve nëna e Faik Bucit, u burgos për disa vite për vrasjen e nuses së djalit të saj./Jo.Be.Fjala.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV