Turqi/ gjobitet “tregtari” misterioz, shiste shalqi me lamborghini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficerët e policisë në Stamboll kanë gjobitur një shitës të pazakontë në rrugët e qytetit i cili kishte kthyer automjetin e tij Lamborghini në tezgë për tregtimin e shalqinjve.

Sipas uniformave blu, ai ishte një influencues Iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Ai kishte nisur aktivitetin e “tregtisë” që prej datës 2 shtator, duke shitur shalqinj për 5 lira (60 cent). Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Policia vendosi ta gjobisë me 1,228 lira turke ($165), me argumentin se po përdorte makinën për qëllime të tjera, nga ato që kishte marrë leje.

Si masë ndëshkuese atij iu pezullua drejtimi i automjetit për 15 ditë.

Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë).  Ndërsa taksa vjetore e mjetit që shkon nga zero në 100 km/h për 2.9 sekonda, është 46,000 liras ($6200).

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV